Aktualitet

‘Situatë SOS’/ Xhelal Mziu jep ALARMIN: Rrezikohet të shembet DIGA e liqenit të Paskuqanit

Featured image of article: ‘Situatë SOS’/ Xhelal Mziu jep ALARMIN: Rrezikohet të shembet DIGA e liqenit të Paskuqanit Paskuqan

TIRANË– Ish-kryebashkiaku demokrat i Kamzës, Xhelal Mziu, ngre alarmin dhe thotë se diga e liqenit të Paskuqanit mund të shembet, nisur nga situata e krijuar ditët e fundit për shkak të reshjeve të shumta në gjithë vendin.

Mziu thotë se diga është në situatë kritike dhe rrezikon jetën e më shumë se 30 mijë familjeve në Paskuqan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kemi një situat SOS tek diga liqenit Paskuqan Kamëz, është në situat kritike dhe rrezikon jetën e mbi 30 mijë familjeve të Paskuqanit dhe të lagjeve 1 dhe 3 të kodër kamzës e bregut lumit. Shikoni pamjet e digës së liqenit që jo vetëm ka bërë të pakalueshme rrugën, por është gati në shembjen e saj çfarë do të shkaktonte një katastrofë njerëzore në të gjithë zonën”, shkruan ndër të tjera XHelal Mziu.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment