Bota

Situatë kaotike në Bjellorusi/ 4 netë protesta masive, humbin jetën 2 persona dhe arrestohen 6,000 të tjerë mes tyre dhe reporterë

Kjo është vdekja e dytë që është shënuar si pasojë e protestave sakaq mësohet se deri më tani në vend janë arrestuar rreth 6,000 persona dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Featured image of article: Situatë kaotike në Bjellorusi/ 4 netë protesta masive, humbin jetën 2 persona dhe arrestohen 6,000 të tjerë mes tyre dhe reporterë Pamje nga protestat

BJELLORUSI– 1 person ka humbur jetën në protestë e cila po zhvillohen që prej katër ditësh në Bjellorusi pasi akuzojnë presidentin  Alexandër Lukashenko, për manipulimin e zgjedhjeve. Kjo është vdekja e dytë që është shënuar si pasojë e protestave sakaq mësohet se deri më tani në vend janë arrestuar rreth 6,000 persona dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mwsohet se protestuesi i identifikuar  si Alexander Vikhor ishte 25-vjeç dhe ka vdekur në paraburgim, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

Në Bjellorusi po zhvillohen protesta të dhunshme,  ku policia ka shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës, granata, topa uji dhe plumba gome. Po ashtu mësohet se edhe 20 reporterë të arrestuar. Në lidhje me protestat kanë reaguar edhe ndërkombëtarët ku Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Michelle Bachelet dënoi sulmet, duke u kërkuar autoriteteve Bjelloruse që të lirojnë menjëherë të gjithë të arrestuarit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që Shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të ministrave të Jashtëm të BE, për të diskutuar rreth situatës.

Burimi:.theguardian.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment