Sport

Situatë kaotike në Ballsh, Bylis-Tirana në rrezik, ja çfarë kërkojnë autoritetet shëndetësore

Titullari i shëndet publik ka mbëritur disa minuta më përpara në stadium “Adush Muça” në Ballsh dhe pretendon se ka një shkelje protokolli dhe se ndeshje nuk duhet të zhvillohet
Featured image of article: Situatë kaotike në Ballsh, Bylis-Tirana në rrezik, ja çfarë kërkojnë autoritetet shëndetësore Stadiumi Adush Muça

BALLSH- Futbolli shqiptar po bëhet gati për rifillimin e kampionatit, vetëm pak orë do të fillojnë 4 sfidat e Superiores, por kur dukej se çdo gjë po shkonte mirë, në Ballsh lajmet që vijnë nuk janë fort të mira. Titullari i shëndet publik ka mbëritur disa minuta më përpara në stadium “Adush Muça” në Ballsh  dhe pretendon se ka një shkelje protokolli dhe  se ndeshje nuk duhet të zhvillohet.

Delegati Besnik Çela dhe drejtuesit e Bylisit kërkojnë që marrëveshja të zhvillohet. Ndërkohë që kërkohet që të zbatohet rregulli që në rast se një lojtar të rezultojë pozitiv, duhet të karantinohet vetëm ai. Drejtori i Shëndetit Publik pretendon se duhet të pritet ditë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment