Politike

Situata pas tërmetit/ Meta vizitë në Armathë të Durrësit: Ndihma për emergjencën aktuale, detyrë prioritare

Kreu i shtetit vizitoi disa shtëpi të dëmtuara rëndë nga tërmeti, ku  bisedoi me banorët për përballimin e pasojave të rënda.
Featured image of article: Situata pas tërmetit/ Meta vizitë në Armathë të Durrësit: Ndihma për emergjencën aktuale, detyrë prioritare Ilir Meta në Armathë të Durrësit

DURRËS- Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot zonën e Armathës në Durrës, zonë e cila u godit nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.

Kreu i shtetit vizitoi disa shtëpi të dëmtuara rëndë nga tërmeti, ku  bisedoi me banorët për përballimin e pasojave të rënda. Sipas Metës, ndihma për emergjencën aktuale, detyrë prioritare.

Sot në Armathë vizitova disa shtëpi të goditura rëndë nga tërmeti dhe biseduam me banorët për përballimin e pasojave të rënda. Vazhdimi me përgjegjësi të plotë i evidentimit të sigurisë së banesave dhe ndihma për emergjencën aktuale, detyrë prioritare”, shkruan Ilir Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për identifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment