Politike

Situata pas tërmetit, flet Basha: Po nxitohen me shembjen e banesave, të shtohen grupet e vlerësimt në terren

Lideri demokrat shtoi se opozita po ofron mbështetjen e duhur për banorët e prekur nga tërmeti.
Featured image of article: Situata pas tërmetit, flet Basha: Po nxitohen me shembjen e banesave, të shtohen grupet e vlerësimt në terren Lulzim Basha

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se po nxitohet me shembjen e banesave dhe pallatave të dëmtuara.

Në një intervistë për Report Tv, Basha bëri thirrje që të shtohen grupet e vlerësimit në terren për të shpjeguar procesin. Lideri demokrat shtoi se opozita po ofron mbështetjen e duhur për banorët e prekur nga tërmeti.

“Emergjenca e këtij tërmeti tregoi se jemi të papërgatitur. Po nxitohen me shembjen e banesave dhe pallatve të dëmtuara. Të shtohen grupet e vlerësimit për të shpjeguar procesin.Opozita po ofron mbështetjen e duhur për banorët. Ka pak ndihma, kryesisht humanitare, jo nga shteti. Duhet analizur gjendja për të mos bërë të njëjtat gabime. Nuk është koha për fasadë dhe propagandë”, u shpreh Basha.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik. 51 persona humbën jetën, 913 u plagosën, 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. 22 persona ende janë të shtruar në spitalin e Traumës.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment