Politike

Situata pas tërmetit, Blendi Fevziu kundër Ramës: Bën show për të takuar njerëz, nuk po menaxhon situatën

Fevziu e cilësoi si “super show” takimet e kryeministrit me qytetarët e prekur nga tërmtei, ndërsa e  quajti të tepruar daljen në ekranet televizive. Sipas gazetarit Rama po bën vetëm menaxhim mediatik të situatës.
Featured image of article: Situata pas tërmetit, Blendi Fevziu kundër Ramës: Bën show për të takuar njerëz, nuk po menaxhon situatën Blendi Fevziu, gazetar

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ishte i ftuar në “Mbrëmje në Abc”, me Mirela Milorin për të diskutuar për menaxhimin e situatës pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Fevziu e cilësoi si “super show” takimet e kryeministrit me qytetarët e prekur nga tërmtei, ndërsa e  quajti të tepruar daljen në ekranet televizive. Sipas gazetarit Rama po bën vetëm menaxhim mediatik të situatës.

Rama duket super në show-n e madh për të takuar njerëz, ky nuk është menaxhim. Ky është menaxhim mediatik. Menaxhim do të thotë sa është humbja, ku do vinë këto lekë, dhe çfarë do ndodhë me buxhetin, me borxhin. Nëse borxhi rritet do të jetë një kosto që do e paguajnë shqiptarët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk është faji i Ramës që është mediatik, por është faji i kamerave të televizioneve që shkojnë e ndjekin. Nuk ka pse të jetë kamera në një mbledhje të zakonshme. Nuk kanë pse ta ndjekin Ramën si big brother si i ka veshur poturet sot. E jep me tv e tij dhe del në të gjitha kamerat. Ky është një teprim. Rama është më i fuqishëm në raport me instucionet. Ishte një gabim largimi i opozitës që i dha atij fuqi. Ka një raport të tensionuar me Presidentin që po mundohet ta shkarkojë, në këtë moment kjo i jep një fuqi shumë të madhe por zakonisht të gjitha strukturat politike fillojnë të kolapsohen edhe kur janë më të fuqishme”, tha ai.

(Marrë nga Abcnews.al)

Shto Koment