Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë: 4 viktima nga COVID-19, rritet sërish numri i të infektuarve, 581 raste të reja në 24 orët e fundit (BILANCI)

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë: 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me Covid19; 2 qytetarë nga Fieri,  1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja të moshave 70-73 vjeç.
Featured image of article: Ministria e Shëndetësisë: 4 viktima nga COVID-19, rritet sërish numri i të infektuarve, 581 raste të reja në 24 orët e fundit (BILANCI) Të dhënat për Covid -19

TIRANË- 4 të vdekur dhe 581 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 4 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë: 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me Covid19; 2 qytetarë nga Fieri,  1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja të moshave 70-73 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 221 raste në Tiranë, 37 raste në Durrës, 33 raste në Shkodër, 27 raste në Lezhë, 24 raste në Berat, 23 raste në Lushnje, 19 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 16 raste në Kavajë, Gjirokastër, 14 raste në Fier, 11 raste në Krujë dhe Kurbin, 8 raste në Mirditë, 7 raste në Korçë, Delvinë, Dibër, 6 raste në Mallakastër, Buqlizë, Cërrik, Kamëz, 5 raste në Elbasan, Tropojë, Pogradec, Skrapar, Patos, 4 raste në Has, 3 raste në Pukë, Mat, Përmet, Peqin, Gramsh, 2 raste në Kukës, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos, Poliçan, 1 rast në Tepelenë, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Maliq.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 485 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,185 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (30 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         581

Të shëruar në 24 orë      485

Të shtruar në spitale      285

Humbje jete në 24 orë   4

Testime ditore              2681

Testime totale            260,560

Raste pozitive             57,727

Raste të shëruara       33,185

Raste Aktive                23,368

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Humbje jete                1174

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13432

Fier  1591

Shkodër   1300

Durrës  1220

Vlorë   1011

Korçë    948

Lezhë    884

Elbasan 877

Berat     784

Gjirokastër 491

Kukës 431

Dibër  399

(A.k.dosja.al)

Shto Koment