Aktualitet

Situata nga COVID, MSH jep SHIFRAT: 4 humbje jete dhe 641 raste të reja në 24 orët e fundit

4 viktima nga pandemia e koronavirusit dhe 641 qytetarë të infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Po ashtu janë shëruar 379 qytetarë, ndërsa aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Featured image of article: Situata nga COVID, MSH jep SHIFRAT: 4 humbje jete dhe 641 raste të reja në 24 orët e fundit Të dhënat për Covid-19

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë shënuar 4 viktima nga pandemia e koronavirusit dhe janë prekur 641 qytetarë të tjerë. Brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë: 3 qytetarë nga Tirana dhe 1 nga Gjirokastra, të moshave 52-80 vjeç, ndërkohë që nga 3530 testime që janë kryer, janë shënuar 641 raste të reja. Po ashtu janë shëruar 379 qytetarë, ndërsa aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

NJOFTIMI I MINISTRISË

Në 24 orët e fundit janë shëruar 379 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,625 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 52-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesuni për higjenën vetjake.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3530 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 641 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 182 raste në Tiranë, 50 raste në Durrës, 38 raste në Vlorë, 35 raste në Shkodër, 29 raste në Kavajë dhe Lushnje, 24 raste në Fier, 22 raste në Lezhë, 20 raste në Korçë, 19 raste në Elbasan, 18 raste në Berat, 14 raste në Mat, 13 raste në Krujë, 12 raste në Kamëz, 10 raste në Librazhd, 9 raste në Tropojë, 8 raste në Pogradec dhe Sarandë, 7 raste në Kukës, 6 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Kuçovë, Vorë, 5 raste në Gramsh, Shijak, Cerrik, Poliçan, 4 raste në Delvinë dhe Peqin, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Pukë, Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Divjakë, Belsh, Prrenjas, Memaliaj, Maliq, Patos, Dropull, Këlcyrë, 1 rast në Has, Përmet, Tepelenë, Malësi e Madhe, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 379 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,625 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 52-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (15 Janar 2021)

Raste të reja ditore 641

Të shëruar në 24 orë 379

Të shtruar në spitale 280

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 3530

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Testime totale 307,638

Raste pozitive 66,635

Raste të shëruara 39,625

Raste Aktive 25,745

Humbje jete 1265

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14827

Fier 1893

Shkodër 1407

Durrës 1447

Lezhë 1030

Vlorë 1019

Korçë 909

Elbasan 1002

Berat 826

Dibër 538

Gjirokastër 465

Kukës 382

(k.m/dosja.al)

Shto Koment