AktualitetPolitike

Situata nga COVID-19, Manastirliu: Sot mbërrijnë edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer!

Manastirliu ka bërë të ditur se në vendin tonë do të vijnë 8190 doza të vaksinës Pfzier
Featured image of article: Situata nga COVID-19, Manastirliu: Sot mbërrijnë edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer! Ogerta Manastirliu

TIRANË– Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në vendin tonë do të vijnë 8190 doza të vaksinës Pfzier. Kjo ngarkesë, do të vijë ditën e sotme. Ndër të tjera, Manastirliu shkruan se në vend kanë mbërritur gjithsej 711, 740 vaksina.

Vaksinimi nuk ndalet në çdo cep të vendit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.  Sot mbërrijnë edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer, teksa janë 711,740 doza vaksine të mbërritura në vend’- shkruan Manastirliu në ‘Facebook’.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 17 prill kanë mbërritur në vendin tonë 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac dhe në total kanë mbërritur rreth 500 mijë doza vaksinash. Deri në fund të muajit maj, qeveria ka deklaruar se do të ketë vaksinuar 500 mijë qytetarë.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment