Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Situata në Lezhë: Niveli i ujit në Drin nis të bjerë, problem mbeten rrëshqitja e dheut dhe kanalet
11 Janar 2021, 11:12Nga DOSJA
LEZHË– Lumi Drin vijon të jetë i fryrë, por për fat të mirë që dje niveli i ujit ka filluar të ketë rënie. Duke raportuar nga Lezha, gazetari Gjergj Figuri, në një lidhje me “ABC e Mëngjesit” tha se kështu është shmangur përmbytja në fushën e Zadrimës dhe në Lezhë.
Megjithatë, ai shtoi se fushat nuk shpëtuan dot nga Gjadri dhe kanalet e ujërave të larta, ndërsa shtoi se deri më tani, rezultojnë të përmbytura 3,800 hektarë tokë.
Sa i përket banesave, ato nuk janë përmbytur në shkallë të madhe, ndërsa prezencë të ujit ka në pak banesa. Po ashtu, gazetari theksoi se në Lezhë, problematikë është edhe rrëshqitja e dheut.
“Ka rrëshqitje dheu, janë evakuuar shumë familje, në Lezhë dhe shumë fshatra. Ka një zgjerim të hartës. Lezha ndërhyri, por nuk mund të ketë një ndërhyrje aq efikase. Mungojnë mjetet..”
Ndërsa, sa i përket situatës sot, rënie të nivelit të ujit ka, por ka prurje në Fushën e Zadrimës. Kjo ndodh sipas gazetarit, nga shkarkimet që vijnë nga hidrocentralet, që kanë ndikim në fushën e Lezhës.
Marre nga ABCNEWS
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Fushata e vaksinimit me 900 dozat e para kundër COVID19 sapo nisi në vendin tonë. E para që mori dozën ishte Najada Çomo, më pas kryeministr...
FIER-Banorët në fshatin Daullas në Fier kanë dalë ditën e sotme në protestë pas lajmit se në atë zonë do të ndërtohet spitali i ri me fondet nga Turqia. Ka qënë...
KUKËS- Situata e motit në qarkun e Kukëst paraqitet e qendrueshme. Sipas njoftimit nga autoritetet përkatëse i gjithë qarku i Kukësit është në gjendje të q...
LEZHË– Situata në qytetin e Lezhës vijon të mbetet e rëndë. Familjet janë prekur nga përmbytjet që kanë gjashtë ditë që vijojnë. Në në fshatin Gjadër...
ELBASAN– Frika nga përmbytjet ende vijon! Bëhet e ditur se banorët që jetojnë pranë përroit të Zaranikës në Elbasan e kanë kaluar natën me frikë. Prurjet e shum...
ITALI– Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite e 5 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike është arratisur. Mësohet se autoritetet italiane e kanë shpallur në kërk...
TIRANË– Aktori i humorit Fjorjan Binaj iu është bashkuar personazheve që nuk kanë lënë pa komentuar videon e ministrave në Dubai.Binaj, nëpërmjet Instagram...
HAN I HOTIT- 540 mijë paketa cigaresh pa pullë fiskale janë sekuestruar nga doganierët e Hanit të Hotit në Shkodër. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se pake...