Aktualitet

Situata me COVID në vend/ Silva Bino jep ZGJIDHJEN: Ka përhapje të virusit por mund të ishim edhe më keq. Duhet të jemi optimistë…

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino tha se ka pasur një shtim të rasteve të infektuara, por shtoi se gjërat mund të ishin më keq. 
Featured image of article: Situata me COVID në vend/ Silva Bino jep ZGJIDHJEN: Ka përhapje të virusit por mund të ishim edhe më keq. Duhet të jemi optimistë… Silva Bino

TIRANË- Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka folur lidhur me masat e marra nga qeveria për pandeminë e koronavirusit në Shqipëri. 

E ftuar në emisionin “Open”, Bino tha se ka pasur një shtim të rasteve të infektuara, por shtoi se gjërat mund të ishin më keq. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ka përhapje të virusit por mund të ishim edhe më keq.  Është e vërtetë që kurba po rritet, po i afrohemi Kosovës, Maqedonisë. Situata është shqetësuese. Kur bëjmë skenare llogarisim kapacitetet e gjithë spitaleve. Duhet të jemi optimistë në mënyrë që të kontrollojmë situatën në çdo moment. Nëse nuk do të kemi bashkëpunim me qytetarët, çfarëdo masash të merren, nuk kanë vlerë. Kur themi që maska është e detyrueshme, duhet mbajtur si maskë dhe jo si gushore. Tani kemi persona që janë pozitiv COVID, dhe dalin jashtë duke pirë kafe. I bëj thirrje qytetarëve se kush ka informacione se një person me Covid, del jashtë të njoftojë autoritetet. Ne kemi përgjegjësi personale por kemi edhe përgjegjësi komunitare,”-u shpreh Bino.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment