Politike

‘Situata ka dalë jashtë kontrollit’/ Rama i përgjigjet opozitës: Shqipëria ka qenë në lartësinë e duhur, përsa i përket menaxhimit pandemisë së Cvoid-19 

Në një bashkëbisedim më të rinjtë live në Instagram, kreu i qeverisë tha Shqipëria ka qenë në lartësinë e duhur përsa i përket menaxhimit të situatës së pandemisë.
Featured image of article: ‘Situata ka dalë jashtë kontrollit’/ Rama i përgjigjet opozitës: Shqipëria ka qenë në lartësinë e duhur, përsa i përket menaxhimit pandemisë së Cvoid-19  Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës pasi ka deklaruar se situata e Covid-19 ka dalë jashtë kontrollit. Në një bashkëbisedim më të rinjtë live në Instagram, kreu i qeverisë tha Shqipëria ka qenë në lartësinë e duhur përsa i përket menaxhimit të situatës së pandemisë. Ndër të tjera Rama ka thënë se nuk jemi atje ku duhet por megjithatë sipas tij duhet të punojmë fortë.

Pjesë nga Biseda 

A mendoni se efektet e pandemisë janë menaxhuar si duhet ?

Patjetër që nuk ka asgjë përfekte për sa kohë është punë e njeriut dhe me siguri cdo gjë pasi e ke kaluar dhe sheh me sytë e reflektimit mund të bëhet më mirë. Ka gjëra që mund të bëheshin më mirë, edhe në këtë drejtim, por përgjithësisht kemi qenë në lartësinë e duhur të kësaj sfide.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çfarë është bërë mirë e çfarë është bërë keq në këto 8 vite?

7 vite e 2 muaj, se çdo muaj është muaj pune e çdo muaj mund të bëhet më shumë. Kemi ndryshuar trajektoren në sensin e të ardhmes, është një kantier i hapur, nëse e krahasojmë me ku ishim s’ka krahasim për mirë. Nuk jemi aty ku duam, ndaj duhet të punojmë ende me vullnet e durim.

 (a.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment