Editorial

Situata jashtë kontrollit në Rrogozhinë, zjarri u afrohet varrezave të fshatit, kërkohet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Banorët e Rrogozhinës kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit mirëpo terreni i vështirë nuk i ka ndihmuar aspak.
Featured image of article: Situata jashtë kontrollit në Rrogozhinë, zjarri u afrohet varrezave të fshatit, kërkohet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve Foto ilustruese
Përditësuar:

RROGOZHINE– Zjarri po përhapet me shpejtësi në Rrogozhinë aty ku flakët po përpijnë dhjetra hektarë me ullishte.

Situata është bërë alarmante e po kërkohet ndërhyrja me helikopter nga ajri për të shuar flakët. Këto të fundit janë ndihmuar nga era dhe po bëhen rrezik për djegien e varrezave të fshatit.

Banorët e Rrogozhinës kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit mirëpo terreni i vështirë nuk i ka ndihmuar aspak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shërbimet zjarrëfikëse të qytetit janë angazhuar në sharjen e flakëve.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment