Aktualitet

“Situata është shqetësuese”, mjeku Mezini: Spitali COVID3 duhej të ishte hapur, qeveria nuk pati strategji pas mbarimit të karantinës

Mezini u shpreh se në kohën kur vendi ishte i mbyllur duhet të kishte një strategji se si do bëhej hapja, e shtoi se këtë gjë nuk e kishin bërë autoritetet.
Featured image of article: “Situata është shqetësuese”, mjeku Mezini: Spitali COVID3 duhej të ishte hapur, qeveria nuk pati strategji pas mbarimit të karantinës Arjan Mezini, mjek

TIRANË- Mjeku pneumolog Arjam Mezini ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe ka thënë që është shumë shqetësuese. Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë”, Mezini u shpreh se në kohën kur vendi ishte i mbyllur duhet të kishte një strategji se si do bëhej hapja, e shtoi se këtë gjë nuk e kishin bërë autoritetet.   

Unë do e quaja situatën shqetësuese dhe si qytetar të përdorim maskën, sidomos në ambjente të mbyllura dhe të mbajmë të gjitha kushtet e higjenës. Ajo periudhë 3-mujore duhej të shfrytëzohej që çdo njeri të mund të dinte se cfarë do të bënte me hapjen. Situata është shqetësuse, dhe unë e shoh për shkak të mungesës së një strategjie të qartë”, u shpreh ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej mjeku theksoi se me rastet e reja, spitali i Covid3 duhet të ishte hapur, por kjo gjë nuk ka ndodhur. “Covid3 duhet të ishte i hapur. Të sëmurët në moshë të re duhet që të kenë kujdes se mos e përhapin tek të afërmit që janë të moshuar, sidomos kur rrinë pranë prindërve ose gjyshërve. Ka pasur edhe nëna shtatëzënë që kanë ardhur tek Spitali Infektiv”, shtoi ai.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment