Rajoni

“Situata është kritike, por nën kontroll”/ Moti i keq në Itali, përmbytje masive në veri të vendit, po zhvillohen qindra operacione shpëtimi. Rrezik edhe për ortek

Sipas mediave italiane, moti i keq ka bërë që të anulohej edhe ndeshja Udinese-Atalanta për shkak se fusha e stadiumit "Dacia Arena" u përmbyt. Ndërkohë që nuk mungojnë as viktimat, për të cilët ende nuk ka një numër zyrtar.
Featured image of article: “Situata është kritike, por nën kontroll”/ Moti i keq në Itali, përmbytje masive në veri të vendit, po zhvillohen qindra operacione shpëtimi. Rrezik edhe për ortek Pamje nga përmbytja

ITALI– Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në Italinë veriore, duke “aktivizuar” alarmin e kuq për disa zona të Venetos (në verilindje të vendit), Friuli (në veri), ku prej disa orësh po kryehen më shumë se 400 operacione emergjente në ndihmë të banorëve të zonës.

Sipas mediave italiane, moti i keq ka bërë që të anulohej edhe ndeshja Udinese-Atalanta për shkak se fusha e stadiumit “Dacia Arena” u përmbyt. Ndërkohë që nuk mungojnë as viktimat, për të cilët ende nuk ka një numër zyrtar.

Situata është kritike, por nën kontroll”,- tha Giovanni Gargano, kryetari i bashkisë së Castelfranco Emilia, komuna që ka nisur kërkimet emergjente për të gjetur trupat e zhdukur pas përmbytjeve gjatë natës. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në veri të vendit nuk kanë munguar as reshjet e dëborës. Situata shfaqet më delikate në Dolomites Sesto,  ku rreziku për një ortek është 5/5, pasi vetëm brenda 24 orëve ka rënë 80-140 cm dëborë. Ndërkohë që moti i keq sot do të prekë edhe Shqipërinë, pasi në vend parashikohen reshje shiu dhe dëborë, që do të vazhdojë gjatë gjithë javës dhe do të ‘zbutet’ në fundjavë. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment