Politike

Situata e rënduar, Meta thirrje të fortë: Qytetarët të respketojnë masat kundër COVID-19, duhen mbajtur maskat

Meta shkruan se shtimi i rasteve të qytetarëve të prekur nga pandemia COVID-19, veçanërisht numrit të viktimave, shtron si domosdoshmëri jetike rritjen e masave mbrojtëse.
Featured image of article: Situata e rënduar, Meta thirrje të fortë: Qytetarët të respketojnë masat kundër COVID-19, duhen mbajtur maskat Ilir Meta, President i Shqipërisë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një reagim në mediat sociale ka kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbatimin e masave dhe mbajtjen e maskave. Meta shkruan se shtimi i rasteve të qytetarëve të prekur nga pandemia COVID-19, veçanërisht numrit të viktimave, shtron si domosdoshmëri jetike rritjen e masave mbrojtëse.

Më tej Kreu i Shtetit shton se përballimi me sukses i COVID-19 duhet të jetë një objektiv madhor për të gjithë! Çdo neglizhencë në këtë prioritet ka kosto shumë të rëndë: jetën e qytetarëve tanë.

“Duke ndarë të njëjtat shqetësime me përfaqësuesen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, theksoj rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzimeve të bëra publike, për ruajtjen e distancave fizike dhe mbajtjes së maskave. Shtimi i rasteve të qytetarëve të prekur nga pandemia COVID-19, veçanërisht numrit të viktimave, shtron si domosdoshmëri jetike rritjen e masave mbrojtëse, frymës së bashkëpunimit dhe mbështetjes së sektorit të shëndetësisë me buxhetin e duhur, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tepër i nevojshëm është bashkëpunimi i ngushtë me të gjitha vendet fqinje për marrjen e masave për parandalimin dhe përhapjen e mëtejshme të pandemisë, me qëllim rihapjen sa më parë të kufijve tokësorë. Përballimi me sukses i COVID-19 duhet të jetë një objektiv madhor për të gjithë! Çdo neglizhencë në këtë prioritet ka kosto shumë të rëndë: jetën e qytetarëve tanë. 🇦🇱”, shkruan Meta.

Gjatë orëve të fundit është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se kanë humbur jetën edhe 2 pacientë të tjerë tek Infektivi. Sakaq janë konfirmuar edhe një 90 raste të reja. Harta është zgjeruar në 10 qytete. Numri më i lartë i të infektuarve është në Tiranë. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, nga të cilët 5 janë të intubuar dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment