Sociale

Situata e pazakontë me motin në vend, shikoni si do jetë parashikimi për nesër

Por sot pati një përmirësim të motit, e cila duket se do të vijojë dhe nesër. Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Durrës.
Featured image of article: Situata e pazakontë me motin në vend, shikoni si do jetë parashikimi për nesër Reshje shiu (Ilustrim)

TIRANË- Vendi ynë prej pakditësh po njeh një mot të pazakonte për këtë stinë. Dhe pse po futemi në muajin gusht, sërish reshjet eshiut nuk kanë munguar. Dje një pjesë e madhe e vendit u përfshi nga stuhui që shkaktuan dëme të mëdha.

Por sot pati një përmirësim të motit, e cila duket se do të vijojë dhe nesër. Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Durrës.

Në qarkun Shkodër ato priten të jenë lokalisht mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata. Intensiteti i tyre do të vijë duke u dobësuar gjatë ditës së nesërme.

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 28 °C

në vendet e ulëta: 19 / 31 °C

në vendet malore: 13 / 28 °C

Për shkak të motit të keq dy pushues kanë humbur jetën dje në Durrës. Një 50-vjeçare ka humbur jetën në plazhin e Durrësit. Ndërsa një 33-vjeçar ka ndërruar jetë tek Gjiri i Lalëzit. Në Velipojë Policia ka arritur që të shpëtojë 15 pushues të cilët rrezikoheshin të mbyteshin.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment