Aktualitet

Situata e pandemisë/ 31 raste me COVID sot në Vlorë, 2 prej tyre mësues në 2 shkolla

31 të infektuar janë shënuar ditën e sotme, ku 2 prej tyre janë mësues në shkolla të qytetit, ndërkohë që po ashtu është infektuar edhe një nxënës.
Featured image of article: Situata e pandemisë/ 31 raste me COVID sot në Vlorë, 2 prej tyre mësues në 2 shkolla Universitetit Vlorës

VLORË–Shtim rastesh me COVID në qytetin e Vlorës. 31 të infektuar janë shënuar ditën e sotme, ku 2 prej tyre janë mësues në shkolla të qytetit, ndërkohë që po ashtu është infektuar edhe një nxënës.

Të infektuar kanë rezultuar dhe punonjës të Drejtorisë së Kufirit, Sigurimeve Shoqërore dhe Bashkisë Selenicë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 12 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1, 948 testime, prej të cilave 557 kanë rezultuar pozitivë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment