Aktualitet

Situata e COVID-19/ Rakacolli: Nuk ka më raste infektimi pas marrjes së vaksinës, Pipero ishte i vetmi 

Në një intervistë që ka dhënë për ReportTv, ajo ka thënë ndër të tjera se nuk ka pasur asnjë rast tjetër të infektimit pas marrjes së dozës së parë të vaksinës pas mjekut Pëllumb Pipero. Ajo u shpreh se me mbërritjen e dozave të tjera brenda shkurtit do të bëhet i mundur vaksinimi i personelit shëndetësor.
Featured image of article: Situata e COVID-19/ Rakacolli: Nuk ka më raste infektimi pas marrjes së vaksinës, Pipero ishte i vetmi  Mira Rakacolli

TIRANË- Zëvendësministrja e Shëndetësisë njëkohësisht dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka thënë se nuk ka pasur asnjë efekt anësor tek mjekët pasi këto të fundit kanë marrë vaskinësn kundër Covid-19. 

Në një intervistë që ka dhënë për ReportTv, ajo ka thënë ndër të tjera se nuk ka pasur asnjë rast tjetër të infektimit pas marrjes së dozës së parë të vaksinës pas mjekut Pëllumb Pipero. Ajo u shpreh se me mbërritjen e dozave të tjera brenda shkurtit do të bëhet i mundur vaksinimi i personelit shëndetësor.

“Janë vaksinuar 700 mjekë e infermierë ku fatmirësisht nuk është vënë re asnjë efekt anësor. Nuk kemi asnjë tjetër të infektuar përveç Pëllumb Piperos pas marrjes së dozës së parë të vaksinës. Rekomandohet që dhe pas dozës së parë, duhet të jetë njësoj mbrojtja ndaj virusit. Nuk përjashtohet as riinfektimi pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës. Nuk do të thotë se vaksina ka efekt. Ka një pjesë të vogël njerëzish që nuk krijojnë mbrojtje ndaj virusit. Nuk është fenomen i papranuar. Fatmirësisht mbrëmë arriti dërgesa e parë e Pfizer, është pjesë e kontratës prej 500 mijë dozash. Do të jetë në funksion të atyre që kanë bërë dozën e parë si dhe do vaksinohen mjekët e tjerë sipas kalendarit të vaksinimit. Duke parë rrezikun e secilës pjesë, është përpiluar kalendari i vaksinimit. Në mes të shkurtit do të vijnë dozat e tjera. 10 mijë e më pas 30 mijë doza të tjera. Do mbarojë vaksinimi i personelit shëndetësor dhe më pas do të vijojë tek shtëpitë e të moshuarve. Një nga sukseset e menaxhimit të situatës së COVID-19 është se nuk kemi pasur vatër në shtëpitë e të moshuarve. Personeli shëndetësor që ka shërbyer deri më tani, ata qëndrojnë në shtëpitë e të moshuarve” – tha Rakacolli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot nisi zyrtarisht vaksinimi me dozën e dytë të ‘Pfizer’ në Shqipëri! Vaksinimi u krye në ambientet e Air Albania. I pari që mori dozën e dytë ishte kryeministri Edi Rama. Fillimisht ai u pyet nga mjekët se nëse ka pasur reaksion nga vaksina e parë mirëpo kryeministri mohoi të ketë pasur efekte anësore. 

(A.k.dosja.al)

Shto Koment