LIVE UPDATES
Politike

Situata e  Covid-19 në Shqipëri/ Meta: Nuk ka tre Komitete, janë shpikje të Kryeministrit. Duhet të rritet transparenca dh

8 Dhjetor 2020, 21:20 Nga DOSJA
Situata e  Covid-19 në Shqipëri/ Meta: Nuk ka tre Komitete,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, mbrëmjen e sotme ka folur sërish në lidhje me situatën e vështirë të Covid-19 në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Përballë” Meta ka thënë se në vendin tonë nuk janë tre Komitete Ekspertësh por vetëm një. Ai ka thënë se qeveria duhet të jetë më transparente dhe se duhet të merren më shumë masa për shëndetësinë për të përballuar luftën kundër sëmundjes vdekjeprurëse. Ndër të tjera ai ka thënë se ne jemi shumë të vonuar në krijimin e kapaciteteve të duhura, dhe sipas tij disa pajisje duheshin të ishin marrë prej kohësh mungojnë.

Pjesë nga Intervista: 

Pyetje: Dy ditë më parë ju, me një adresim publik i keni kërkuar qeverisë marrjen  e masave të menjëhershme që kjo situatë të mos përsëritet. Dhe në fakt kalojmë tek pjesa e pandemisë, përballimi i pandemisë. Duke iu referuar gjendjeve të spitaleve të Tiranës dhe pritjes së pacientëve nëpër autoambulanca.Çfarë prisni pas kësaj thirrje, çfarë duhet të bëj qeveria që nuk e ka bërë në këtë situatë?

Presidenti Meta: Së pari, qeveria ka pasur shumë kohë për të bërë politika edhe për të marrë shumë masa, të cilat nuk do të na kishin sjellë në këtë situatë. Por qeveria kaloi në eufori mbas përfundimit të valës së parë, të cilën e festoi me prishjen e Teatrit Kombëtar në kushtet e pandemisë. Nuk u përgatit për valën e dytë, sepse i ka pasur të gjitha mundësitë, i ka pasur të gjitha sugjerimet, i ka pasur rekomandimet edhe të organizatave ndërkombëtare, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Edhe këtu brenda vendit, të ekspertëve, të opozitës, të Presidentit të të gjithëve dhe jemi në një situatë që nuk mund të krahasohemi me asnjë tjetër, për sa mbështesim këtë betejë kundër pandemisë në pikëpamjet e shëndetit publik. biznesi i vogël, i mesmë e kështu me radhë, faktet janë konkrete.  Megjithatë, jemi në një situatë të rënduar dhe për mua është e rëndësishme të përmirësohet mekanizmi reagues, të ndihmohen sa më shumë njerëzit.

Të rriten kapacitet pritës për qytetarët që janë në gjendje të rëndë. Të përmirësohen më tej kushtet në spitalet tona.  Të rritet transparenca.  Transparenca është e rëndësishme për të informuar publikun në kohë, por njëkohësisht edhe për të rritur besimin e publikut se sistemi ynë shëndetësor.

Të konsolidohen protokollet dhe sidomos për ata që mjekohen në shtëpi, dhe të mbështeten dhe të ndihmohen sepse është e qartë që kemi të bëjmë me një virus të pabesë, i cili kërkon një ndjekje shumë të kujdesshme.  Sepse për një ditë, për dy ditë, situata mund të precipitojë në një mënyrë të pakthyeshme.

Meta: Kërkon një alert të përgjithshëm të sistemit shëndetësor dhe një frymë bashkëpunimi, jo një arrogancë e cila vendos mbi profesionalizmin edhe që kërkon të mbysë çdo kritik, apo çdo shqetësim.

Edhe në qoftë se ka shqetësime që janë të tepërta prapë le të merren në konsideratë, sepse kemi të bëjmë me njerëz, me vuajtje, me shqetësime, me probleme të mëdha, kjo kërkon një frymë më të gjerë mirëkuptimi edhe humanizmi.

Pyetje: Pra kemi komitetin teknik të ekspertëve, opozita ka një komitet të vetin, Ju keni mbledhur një komitet ekspertësh. Çfarë mesazhesh japim le të themi kur kemi tre komitete që këshillojnë për pandeminë?

Presidenti Meta: Nuk mendoj se kemi se kemi tre komitete, këto janë shpikje të Kryeministrit.  Ka një komitet që është Komiteti i Ekspertëve të qeveris, i cili për mendimin tim e kam thënë që përpara, duhet të ishte më i pavarur dhe më profesional.  Megjithatë, përsëri nuk ka asnjë shqetësim në këtë drejtim, por që duhet të jetë shumë publik, më koherent, më informues, më bashkëpunues, se duket që shpesh është nën diktat politik. Dhe sigurisht që kemi ekspertë të ndryshëm të opozitës, apo të opinionit publik që japin mendimet e tyre nëpër forumet e ndryshme dhe, këtu nuk ka asgjë negative. Unë kam pasur mendimin tim që në fillim që në këtë komitet të përfshiheshin dhe përfaqësues nga opozita, sepse opozita ka mjekë shumë të shquar të këtyre fushave.  Do të kishte qenë më mirë, edhe për opinionin publik, edhe për situatën politike apo jo, në vend! Do të kishte qenë shumë më mirë në qoftë se do të kishim pasur një trup më të unifikuar, kuptohet pranë qeverisë. Po kjo gjë nuk u ndoq dhe natyrisht që nuk mund të ndalohen debatet dhe aq më tepër që situata ka ardhur duke u përkeqësuar.

Pyetje: Kur flasim për mjek, mjeku është mjek në çfarë do lloj rrethane pavarësisht etiketave politike.  Por, ekspertët janë të fushës kryesisht të mjekësisë dhe vendimet i merr ekzekutivi.  Ju çfarë dallimesh shikoni?

Presidenti Meta: Ekzekutivi duhet të marr në këtë rast vendime bazuar mbi propozimet e ekspertëve, jo ekspertët të marrin vendime mbi sugjerimet e ekzekutivit, sepse janë ata përgjegjës dhe kompetent për përballimin e kësaj pandemie.

Pyetje: Dakord, ata janë mjekë dhe kanë vetëm shëndetin.

Presidenti Meta: Po, patjetër. Qeveria në bazë të kërkesave të tyre, në bazë të protokolleve të tyre, duhet të ndërtojë buxhetin apo mbështetjen, të bëjë rialokime në buxhetin e shtetit, e gjithçka tjetër për të mbështetur ata. Jo mjekët të bëjnë ato gjëra që thotë qeveria në fushën e shëndetësisë, kjo është jashtë çdo standardi demokratik, njerëzor, human.

Pyetje: Atëherë, ka diçka që nuk shkon në konstrukt. Sepse Komiteti Teknik janë vetëm mjekë, dhe mjekët kanë parasysh vetëm ekspertizën e tyre në fushën e shëndetit. Por, për ta balancuar me ekonominë,  apo me shqetësime të tjera ose duhen ekspertë të tjerë ose duhet vendimmarrësit, që të bëjnë ekuilibrin.

Presidenti Meta: Kjo është çështje e vullnetit politik. Sepse çështja e buxhetit, është një çështje  rregulluese e manovrueshme nga ana e vetë qeverisë.

E rëndësishme është për pandeminë çdo gjë që duhet, për protokollet, për fuqizimin e kapaciteteve spitalore, duhet bërë çdo gjë siç thonë mjekët. Pastaj të tjerat se ku do të shtohet pak borxhi, apo se ku do hiqen disa shpenzime,  do shtohen disa te tjera. Ky është prioriteti i parë, derisa biem dakord që jeta e njerëzve është e para, kjo është e parë dhe kjo duhet lënë mjekëve, ekspertëve. Nuk duhet vënë ata në pozitën që kaq kemi dhe zgjidheni si të doni.

Pyetje: Ju jeni njohur me strategjinë që ka përgatitur Ministria e Shëndetësisë ditët e para të pandemisë. Çfarë sugjerimesh keni pasur  në lidhje me këtë strategji?

Presidenti Meta: Ne i kemi bërë këto dhe publike, jemi shumë të vonuar në krijimin e kapaciteteve të duhura, po kështu disa pajisje duheshin të ishin marrë prej kohësh mungojnë.  Mund të ishte bërë një orientim dhe duhet bërë për përdorimin shumë më i mirë i antiviraleve dhe për rekomandim e tyre, për ata që janë në kushtet e shtëpisë, përveç atyre që mjekohen nëpër spitale.  Duhet të ishin forcuar kapacitetet me reanimatorë më shumë, ka pasur shumë gjëra që mund, por edhe përsëri mund të bëhen sepse situata kritike do të vazhdojë, dhe mesa duket do të rëndohet për shkak edhe  të temperaturave. Gjithmonë ka mundësi për të bërë, në rast se dëshiron të jesh realist edhe i përgjegjshëm.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi ilir meta koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni