Bota

“Situata e Covid-19 në SHBA nuk është aspak e mirë”, Fauci: Të rinjtë duhet të ndërgjegjësohen

Eksperti i lartë amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci është shprehur se situata nuk është aspak e mirë në SHBA, prandaj u ka bërë thirrje të rinjve të ndërgjegjësohen sepse nuk duhet të mendojnë se janë të paprekshëm nga virusi.
Featured image of article: “Situata e Covid-19 në SHBA nuk është aspak e mirë”, Fauci: Të rinjtë duhet të ndërgjegjësohen Anthony Fauci

SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të goditura nga koronavirusi.

Për këtë gjendje aspak të qetë ka folue edhe vetë eksperti i lartë amerikan për Covid-19,   Anthony Fauci, i cili thotë se situata është serioze, pasi numri i rasteve të reja vijon të rritet në shumë shtete.

“Është një situatë serioze së cilës duhet t’i adresohemi menjëherë. Të rinjtë nuk duhet të mendojnë se janë të paprekshëm ndaj pasojave serioze. Ata mund të sëmuren rëndë. Duke u infektuar të rinjtë, ata po përhapin koronavirusin. Ata mund të infektojnë dikë që më pas do të infektojë dikë tjetër dhe pastaj papritmas gjyshja, gjyshi ose tezja e dikujt që është me kancer do të infektohet me koronavirus.”- është shprehur ai në një bisedë me kreun e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Francis Collins.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 11,748,985 persona. Ndërkohë 540,860 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 6,742,608 qytetarë.

Burimi: TheHill

A.C/Dosja.al  

Shto Koment