
MAQEDONI- Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 28 persona për shkak i COVID-19.
Kështu që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1,658 viktima. Po ashtu sipas të dhënave në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 1 mijë raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 59,701 persona numrin e përgjithshëm i të prekurve nga virusi, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.
Në rajon që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 36,825 pacientë sakaq në gjendje të rëndë për jetën janë 138 të tjerë.
(A.k.dosja.al)