Rajoni

Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 8 viktima dhe 371 raste të reja

Po ashtu sipas të dhënave në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 371 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 98,174 persona numrin e përgjithshëm i të prekurve nga virusi, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.
Featured image of article: Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 8 viktima dhe 371 raste të reja Foto Ilustruese

MAQEDONI– Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 persona si pasojë e COVID-19. Kështu që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 3,018 viktima. 

Po ashtu sipas të dhënave në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 371 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 98,174 persona numrin e përgjithshëm i të prekurve nga virusi, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në rajon që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 88,778 pacientë, sakaq në gjendje të rëndë për jetën janë 131 të tjerë.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment