Rajoni

Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Në 24 orët e fundit humbin jetën 5 persona, regjistrohen 120 raste të reja

Lajmi i mirë është se në 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 125 persona duke e çuar në 3,324 të tjerë numrin e përgjithshëm të pacientëve që janë rikuperuar. 
Featured image of article: Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Në 24 orët e fundit humbin jetën 5 persona, regjistrohen 120 raste të reja Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT-  5 persona kanë humbur jetën dhe 120 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit  në Maqedoninë e Veriut.

Me shifrat e sotme, bilanci i përgjithshëm i personave të infektuar deri më tani ka shkuar në 7,244 persona nga 69,426  testime të realizuara, ndërsa prej fillimit të shpërthimit të pandemisë e deri më tani numri total i viktimave ka shkuar në 351 persona.

Lajmi i mirë është se në 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 125 persona duke e çuar në 3,324 të tjerë numrin e përgjithshëm të pacientëve që janë rikuperuar. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:worldometers.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment