Rajoni

Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 125 raste të reja dhe 4 viktima

Po ashtu ajo ka bërë të ditur se së fundmi janë shënuar 125  raste të reja me koronavirus dhe numri në total i të prekurve që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në 6,334 të tjerë.
Featured image of article: Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 125 raste të reja dhe 4 viktima Foto Ilustruese

MAQEDONI E VERIUT– Ministria e Shëndetësië në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve në vend janë regjisruar 4 viktima dhe numri në total i të vdekurve ka shkuar në 302 persona

Po ashtu ajo ka bërë të ditur se së fundmi janë shënuar 125  raste të reja me koronavirus dhe numri në total i të prekurve që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në 6,334 të tjerë.

Deri më tani në rajon kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse  2,475 persona ndërsa në gjendje të rëndë janë 55 pacientë. Maqedonia e Veriut që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka kryer 60,773  testime.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:worldometers.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment