Rajoni

Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 120 raste të reja dhe 4 viktima

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se së fundmi janë shënuar 120 raste të reja të infektuara me koronavirus dhe numri në total i të prekurve që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në 6,454qytetarë.
Featured image of article: Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 120 raste të reja dhe 4 viktima Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT– Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve në vend janë regjistruar 4 viktima dhe numri në total i të vdekurve ka shkuar në 306 persona.

Po ashtu ajo ka bërë të ditur se së fundmi janë shënuar 120 raste të reja të infektuara me koronavirus dhe numri në total i të prekurve që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në 6,454qytetarë.

Rastet e reja janë regjistruar në: Shkup-64, Kumanovë-4, Dibër-4, Shtip-2, Prilep-2, Tertovë-14, Strugë-5, Manastir-3, Ohër-7, Gostivar-2, Makedonski Brod-1, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-5 dhe Resnjë-5.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu Ministria ka bërë të ditur se së fundmi janë shëruar  123 pacientë dhe numri në total i tyre ka shkuar në 2,598.  Maqedonia e Veriut që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka kryer 60,773  testime.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment