Rajoni

Situata e Covid-19 ne Mal të Zi/ Gjatë 24 orëve të fundit regjistrohen 86 raste të reja dhe një viktimë

Po ashtu njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën dhe 1 persona dhe numri në total i të vdekurve ka shkuar në 50 njerëz.
Featured image of article: Situata e Covid-19 ne Mal të Zi/ Gjatë 24 orëve të fundit regjistrohen 86 raste të reja dhe një viktimë Koronavirusi ne Rusi

MALI I ZI– Instituti i Shëndetit Publik  në Mal të Zi ka konfirmuar s egjatë 24 orëvetë fundit në vend janë konfirmuar 86 raste të reja  me Covid-19  Sipas saj 27 raste janë shënuar në Podgoricë  dhe 24 në Nikshiqi. Kështu që me rritjen e rasteve numri në total I të infektuarve që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në  1 855 raste.

Po ashtu njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën dhe 1 persona dhe numri në total i të vdekurve ka shkuar në 50 njerëz.

“Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) të Malit të Zi kanë përfunduar analizën PCR të 539 mostrave për koronavirusin e ri, ndër të cilat 86 rezultate ishin pozitive. Një vdekje është raportuar në Danilovgrad. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 41, dhe që nga fillimi i vitit 50”, tha ISHP në një deklaratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Së fundmi 220 pacientë janë shëruar nga infeksioni, kështu që numri i përgjithshëm i tyre që nga 14 qershori është 978.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment