Bota

Ulet ndjeshëm numri i viktimave në Itali/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 15 viktima dhe 193 raste të reja (SHIFRAT)

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 193   raste të reja pozitiv dhe numri në total i të prekurve ka shkuar në 242.9149  pacientë.
Featured image of article: Ulet ndjeshëm numri i viktimave në Itali/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 15 viktima dhe 193 raste të reja (SHIFRAT) Foto ilustruese

ITALI-  Ministria e Shëndetësisë Italiane, ka nj0ftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 15  viktima nga koronavirusi, dhe numri në total i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë deri më tai ka shkuar në 34,914 persona.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 193   raste të reja pozitiv dhe numri në total i të prekurve ka shkuar në 242.9149  pacientë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,097,417 të infektuar dhe janë shënuar 133,977 vikitma.  COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 32,014. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 895 viktima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 66,868 viktima dhe mbi 1.6 milionë të infektuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,572 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 7 raste të reja.

Burimi:corriere.it

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment