Rajoni

Situata alarmante me COVID-19, Hoti: Shtrëngojmë masat, s’ka rite fetare dhe tubime publike

VIDEO
Hoti u shpreh se  nuk do të lejohen më mbajtja e riteve fetare që shkaktojnë grumbullime dhe po ashtu do të ndalojë dhe tubimet.
Featured image of article: Situata alarmante me COVID-19, Hoti: Shtrëngojmë masat, s’ka rite fetare dhe tubime publike Avdullah Hoti, Kryeministër i Kosovës

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka vendosur që të shtërngojë masat kundër COVID-19. Në një konferencë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Hoti u shpreh se  nuk do të lejohen më mbajtja e riteve fetare që shkaktojnë grumbullime dhe po ashtu do të ndalojë dhe tubimet.

Ndalojmë komplet tubimet publike dhe ritet fetare”, ka thënë Hoti teksa ka kërkuar mirëkuptim nga bashkësitë fetare.

Kreu i qeverisë më tej shtoi se do të ketë masa rigoroze gjatë ditëve në vijim. “Sapo e kryem mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ku ka një pajtueshmëri të përgjithshme për ndërmarrjen e msave shtese dhe zbatimin rigoroz të atyre masave”, u shpreh ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hoti shtoi se “masat shtesë të cilët do të propozohen sot do të jenë më shumë rigorozitete në ato që kemi marrë më herët sepse masat më efektive për të parandaluar përhapjen e COVID-19, janë të thjeshta. Maska, distancë, higjienë…. më lejoni të ju them se nuk do të tolerojmë asnjë dhe asgjë”.

Në javët e fundit është parë një rritje e numrave të të prekurve, po ashtu dhe të humbjeve të jetës. Qeveria ka marrë disa masa duke vendosur sërish orën policore, por duket se situata ka dalë jashtë kontrollit. Në spitale janë të shtuar mbi 300 pacientë dhe 30 qytetarë janë në gjendje të rëndë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment