Politike

“Situata alarmante”, Maliqi: Qeveria po tenton të kap mediat me paketën antishpifje, rasti i Lubonjës e vërteton

Deputeti është shprehur se situata në Shqipëri nuk është më një situatë që të bën për të qeshur por një situatë mjaft alarmante.

TIRANË– Deputeti Lefter Maliqi u shpreh se situate në Shqipëri është kthyer në gjendje alarmante. Në një deklaratë për shtyp, Maliqi the se fakti që Qeveria ka ndërtuar një paketë antishpifje me të cilën po kërkon të kapë edhe median. Duke ju referuar kësaj, deputeti solli ndër mend rastin e sulmit ndaj analistit Fatos Lubonja.

Qeveria edhe në paketën e fundit antishpifje kërkon të kapë edhe median e lire. Mos harrojmë të përmendim edhe sulmin ndaj Lubonjas. Por kjo paketë është e njëjtë me paketën e Vladimir Putin disa muaj më parë.

U premtuan 300 mijë vende pune por sot kanë ikur nga vendi më shumë se 300 mijë shqiptarë. Më shumë se 300 mijë të tjera kanë aplikuar për Lotari Amerikane dhe për azil.

Jam këtu për ti bërë thirrje klasës politike, ndërkombëtarëve dhe trupës diplomatike të akredituara në vend që të mbajnë anën e qytetarëve, të ulen e të zgjidhin krizat në vend,”- tha Maliqi ndër të tjera.

Më tej deputeti solli në vëmendje edhe shkarkimet e bëra së fundmi, si psh. drejtori i Tatimeve, Elton Duro.

Në lidhje me këtë situatë, Maliqi tha se kjo është një tjetër ërpjekje e qeverisë për të kapur të gjitha institucionet.

“Të gjitha institucionet janë kapur, u kap edhe AMA, së fundi tentohet të kapet edhe presidenca. U shantazhuan edhe pronarët e bizneseve të vogla dhe të mëdha, për këtë u shkarkua edhe drejtori i Tatimeve. Bandat kanë kapur shtetin dhe qeverinë dhe kanë bërë emërime në institucionet e shtetit.

Kanë lënë pa drejtor burgjet, të Elbasanit, Vlorës, Korçës, Rrogozhinës i cili ka fituar edhe gjyqin por nuk i pranohet. Ku të doni ikni dhe intervistojeni drejtorët se ku janë arsimuar dhe kush e drejton administratën,”– tha deputeti ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment