Aktualitet

Situata alarmante e krimit në Shqipëri, Leshaj në version tjetër: Është ulur numri i vrasjeve, po i godasim

“Krimi i organizuar po goditet me shumë forcë në Shqipëri”, u shpreh Lleshaj, duke përmendur dhe Shkodrën si një nga qytetet ku krimi është goditur më fortë.
Featured image of article: Situata alarmante e krimit në Shqipëri, Leshaj në version tjetër: Është ulur numri i vrasjeve, po i godasim Sandër Lleshaj, Ministër i Brendshëm

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot për krimin në Shqipëri. Lleshaj tha se krimi ka marrë goditje të forta dhe shtoi se në vitin e fundit ka ulje të numrit të vrasjeve.

“Krimi i organizuar po goditet me shumë forcë në Shqipëri”, u shpreh Lleshaj, duke përmendur dhe Shkodrën si një nga qytetet ku krimi është goditur më fortë.

“Krimi po humbet terren në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Unë e them këtë, dhe nuk përmend shifra se nuk i kam qejf. Por u them vetëm shifrat e vrasjeve në Shqipëri, kemi ulje të krimeve dhe vrasjeve në Shqipëri, po ta krahasojmë me vitet e shkuara. Krimi i organizuar po goditet në Shqipëri. Në Shkodër kemi patur goditje të mëdha. Po ta kërkoni dhe në faqen e Europolit, del që është një operacion shumë i madh”, u shpreh Lleshaj.

Por nëse shohim situatën reale në Shqipëri, krimi çdo ditë godet, ku vetëm ditët e fundit ka ndodhur atentati ndaj prokuorit Arjan Ndoja dhe një person është vrarë në Shkodër.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment