Aktualitet

Situata me COVID-19/ Pedagogu Qori: Universiteti s’e rifillon dot mësimin, klasat e mbipopulluara. Provimet online? Ja mendimi i tij

Sipas Qorit, klasat janë të mbipopulluara me studentë dhe bëhet mësim me dy turne, duke bërë kështu të vështirë ruajtjen e distancës.
Featured image of article: Situata me COVID-19/ Pedagogu Qori: Universiteti s’e rifillon dot mësimin, klasat e mbipopulluara. Provimet online? Ja mendimi i tij Arlind Qori

TIRANË- Pedagodu Arlind Qori në një intervistë për Ora News u shpreh se universiteti publik e ka të pamundur rinisjen e mësimit.

Sipas Qorit, klasat janë të mbipopulluara me studentë dhe bëhet mësim me dy turne, duke bërë kështu të vështirë ruajtjen e distancës.

Sikur të hapet shkolla nesër apo pas dy javësh, ne e kemi të pamundur që të fillojmë mësim, pasi klasat e shkollave publike janë të mbipopulluara dhe bëjnë mësime me dy turne. Kjo ka ndodhur pasi qeveria nuk e ka financuar arsimin publik universitar, nuk ka dhënë para mjaftueshëm për ndërtesa. Kjo qeveria apo të mëparshmet, u kanë dhënë ndërtesa publike universiteteve private dhe sikur të nisë shkolla nesër, do të kemi një situatë ironike: në universitetet publike do jetë e pamundur ruajtja e distancës, ndërsa privati ka godina luksi. Hapësirat publike i janë shitur universiteteve private me çmime qesharake dhe jemi në situatën që po të hapim dyert e shkolla, rrezikojmë katastrofë. Po të mos i hapim rrezikojmë djegien e vitit akademik. Në këtë situatë nuk ka sjellë vetëm virusi, por ky sistem qeverisës na ka katandisur këtu,”-tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qori shtoi se provimet online nuk mund të bëhen pasi janë diskriminuese dhe sepse shumë studentë nuk kanë internet. Ai kërkoi që qeveria duhet të sigurojë infrastrukturën e nevojshme për rinisjen e mësimit duke zhvilluar klasa jo më shumë se sa 10-15 persona.

“Kemi kërkuar që të mos bëhen provimet online se janë diskriminuese. Kemi kërkuar anulimet pagesave të konvikteve dhe tarifat e viti akademik. Provimet online janë skandaloze, pasi shumë studentë nuk kanë internet dhe disa kanë vetëm një celular. Bëhet një provim apo një ese me celular. Imagjino korrigjimin! Kjo është qesharake. Qeveria duhet të sigurojë infrastrukturën jetike që të zhvillohet mësimi normal. Nuk e kemi luksin që t’u themi studentëve që zërë se janë në shkollë këtë vit. Shkolla nuk është diçka me të cilën mund të tallemi. Qeveria në mënyrë urgjente duhet të garantojë mjedise që të zhvillohet mësimi me grupe 10-15 persona. Qeveria duhet t’u garantojë internetin, sidomos atyre në nevojë. Ne nuk mund të kemi pabarazi kaq të mëdha,”-shtoi pedagogu.

Marrë nga OraNews

Shto Koment