Ekonomi

Sistemi i ri fiskal, Tabaku bën denoncimin: Ja kostoja e fshehur për 100 mijë biznese në Shqipëri

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku shkruan se sistemi i ri tatimor do të prodhojë kosto shtesë dhe të fshehur për biznesin, kjo për shkak të trajnimit të punonjësve dhe "Firmës Dixhitale."
Featured image of article: Sistemi i ri fiskal, Tabaku bën denoncimin: Ja kostoja e fshehur për 100 mijë biznese në Shqipëri Foto ilustruese

TIRANË– Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka hedhur akuza lidhur me sistemin e ri të kasave fiskale që është vendosur nga qeveria.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Tabaku shkruan se sistemi i ri tatimor do të prodhojë kosto shtesë dhe të fshehur për biznesin, kjo për shkak të trajnimit të punonjësve dhe “Firmës Dixhitale.”

Sipas ish-deputetes, askush nga qeveria nuk e përmend koston e fshehur që ndodhet në një USB, e cila të firmosë faturat e transportit dhe kushton 7300 lekë/vit.

“Në rastin e Kroacisë kohëzgjatja e firmës dixhitale është 3 vjet dhe jo një vit siç është në rastin tonë. Biznesi do t’i duhet ta blejë këtë kasë që me gjasë do të jetë Monopol i AKEP (ky i fundit do ta marrë me tender nga një tjetër monopol) dhe kështu mbi 100 mijë biznese në Shqipëri do t’i duhet të nxjerrin para të tjera nga xhepi për të paguar koncesionet dhe tenderat e qeverisë,“-shkruan ish-deputetja.

Postimi i plotë:

Të gjitha bizneset në Shqipëri nga 1 janari 2020, edhe pse kanë blerë një kasë 350 euro dhe paguajnë 60 euro në vit për mirëmbajtjen e saj, do të duhet të pajisen me një sistem tjetër kompjuterik.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment