Aktualitet

“S’isha në makinë”/ Besnik pas hekurave, Redjan Rraja refuzon bashkëpunimin me drejtësinë për atentatin ndaj Ndojës, qep gojën para hetuesve

Burime jozyrtare pranë grupit hetimor, bëjnë me dije se 34-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me atentatin, duke preferuar të mbetet pas hekurave.
Featured image of article: “S’isha në makinë”/ Besnik pas hekurave, Redjan Rraja refuzon bashkëpunimin me drejtësinë për atentatin ndaj Ndojës, qep gojën para hetuesve Redjan Rraja
Përditësuar:

TIRANË– Redjan Rraja, i vetmi i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje në të cilën mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku, ka refuzuar të bashkëpunojë me drejtësinë.

Burime jozyrtare pranë grupit hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al, se 34-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me atentatin, duke preferuar të mbetet pas hekurave.

Nuk kam qenë në automjetin prej nga ku u qëllua me kallashnikov,”- mësohet të ketë këmbëngulur Rraja, duke refuzuar kështu kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Nga ana tjetër, grupi hetimor bën me dije se e ka bërë gati dosjen për ta kaluar pranë SPAK dhe theksojnë se kanë prova të forta që e ‘fundosin’ 34-vjeçarin. Një prej tyre mësohet të jetë akt ekspertimi i AND-së së tre sendeve që u morën nga makina e atentatorëve, dhe fatkeqësisht për Rrajën, janë të përputhshme me AND-në e tij.

Këto gjurmë u vërtetojnë hetuesve se dentisti ka qenë njeri nga tre atentatorët që qëlluan në drejtim të automjetit me të cilin po udhëtonte Ndoja, Laho dhe Maloku.

Rraja u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi e më pas drejt Italisë dhe u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i padjegur nga atentatorët në Ishëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetë Rraja ka deklaruar se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe se në atë moment ndodhej me të dashurën e tij, Kejvina Kthellën.

Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin.

Pista kryesore që po hetohet në lidhje me atentatin ndaj Ndoja është ajo e pronave në Gjirin e lalëzit, ku mendohet të ketë pasur interes Pëllumb Ymeri, i njohur si ‘Rrumi’ që ishte në makinë me Ndojën në momentin e atentatit.

Ndaj 34-vjeçarit rëndon akuza për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment