Bota

Siria merr 150 mijë doza vaksinash nga Sinopharm, Ministri i Shëndetësisë: E vlerësojmë këtë ndihmë të madhe  

Në lidhje me donaconin, Ministri i Shëndetësisë, Hassan Ghabash ka falenderuar Kinën, dhe tha se kjo do të shërbej shumë për të luftuar pandeminë.  
Featured image of article: Siria merr 150 mijë doza vaksinash nga Sinopharm, Ministri i Shëndetësisë: E vlerësojmë këtë ndihmë të madhe   Foto ilustruese

SIRI- Siria ka marrë një donacion prej 150 mijë vaksina anti-Covid. The Guardian shkruan se dozat e vaksinave që u shpërndan ishin nga Sinopharm dhe një donacion nga Kina. Në lidhje me donaconin, Ministri i Shëndetësisë, Hassan Ghabash ka falenderuar Kinën, dhe tha se kjo do të shërbejë shumë për të luftuar pandeminë.

“Ne e vlerësojmë këtë ndihmë që do t’i lejojë Ministrinë e Shëndetësisë të luftojë pandeminë, për të frenuar ndikimin e saj në shëndetësi, shoqëri dhe ekonomi,” tha Ghabash.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këtë javë Damasku mori dorëzimin e parë të vaksinave nga iniciativa globale Covax, prej gati 200,000 dozash nga AstraZeneca, ndërkohë që më shumë doza pritet të dërgohen në javët në vijim.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment