Politike

“Sinovac” dhe ‘Kurora Mbretërore’, dy realitete larg njëra-tjetrës… Pse gënjeu kryeministri Rama për vaksinën kineze, e përdor vetëm Turqia

Në çdo prononcim publik, kryeministri Edi Rama ka përdorur Turqinë si "sigurinë" për të injektuar dozat e vaksinës kineze tek qytetarët shqiptarë. Por sot ka sjellë edhe shembuj të tjerë.
Featured image of article: “Sinovac” dhe ‘Kurora Mbretërore’, dy realitete larg njëra-tjetrës… Pse gënjeu kryeministri Rama për vaksinën kineze, e përdor vetëm Turqia Edi Rama

TIRANË– Qeveria e Shqipërisë ka siguruar 1 milion doza vaksinash kineze “Sinovac” kundër pandemisë së COVID-19 pas negociatave me një kompani turke të autorizuar për distribuimin e këtyre vaksinave. Fillimisht në aeroportin “Nënë Tereza” u zbarkuan plot 192 mijë dozat e para, ndërsa ende priten të tjera.

Në çdo prononcim publik, kryeministri Edi Rama ka përdorur Turqinë si “sigurinë” për të injektuar dozat e vaksinës kineze tek qytetarët shqiptarë. Por sot ka sjellë edhe shembuj të tjerë. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Kjo Javë”, Rama u shpreh se dozat kishin nisur të injektoheshin edhe në Arabinë Saudite, Bahrein dhe në vendet e Gjirit. Pra ishin të sigurta për t’u përdorur edhe në Shqipëri. 

“Vaksina kineze ka një kredibilitet shumë të lartë. E para sepse Turqia, një vend që të gjithë e respektojnë si një nga historitë më të admirueshme të suksesit për transformimin e shëndetësisë, po vaksinon me këtë vaksinë dhe po ka shumë sukses. Emiratet e bashkuara, Arabia Saudite, Bahreini dhe gjithë vendet e Gjirit, po vaksinohen me atë vaksinë dhe po kanë goxha sukses,”-tha kreu i qeverisë.

Por ka një gabim! I vetmi vend që po vaksinon me “Sinovac” nga ato të përmendurit nga kryeministri Rama është Turqia. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mjekët dhe infermierët turq ngritën mëngët të Enjten ndërsa kombi prej 83 milion banorësh nisi një fazë vaksinimi masiv ndaj koronavirusit me goditje nga Sinovac,“- shkruan Aljazeera. Po ashtu të bazuar në raportimet e mediave botërorë, Bahrein përdor vaksinën Pfizer dhe më tani ka nisur të injektojë edhe doza nga Sinopharm dhe AstraZeneca.

Ndërkohë nuk ka asnjë rezultat për Arabinë Saudite, e cila aktualisht injekton vetëm Pfizer. Pra nga dy vaksinat e prodhuara nga Kina: Sinopharm dhe  Sinovac, ne kemi marrë vetëm këtë të fundit! Duke mos përfshirë Kinën kontinentale, të paktën 25 vende dhe territore po përdorin janë: Brazil, Kili, Guatemala, Hong Kong, Indonezi, Malajzi, Qipro Veriore, Filipine, Tajlandë, Turqi dhe Uruguai. Ndërsa deri më tani, vetëm Kina Kontinentale dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po përdorin vaksinën e Sinopharmit të prodhuar në Ëuhan.

Pse kryeministri shtoi vende të tjera që nuk e kanë të njëjtën vaksinë si ne? Bëhet fjalë thjesht për ndonjë ngatërresë me emrat e vendeve, apo ishte e qëllimshme për të bindur qytetarët të injektohen me dozat e vaskinave që ka sjellë nga Turqia?

(k.m/dosja.al)

Shto Koment