U nisën nga Llogaraja drejt malit të Karaburunit, humbin turistët francezë
Llogara VLORË- Disa turistë francezë kanë humbur në zonën e Llogarasë. Ka qënë një mik i tyre ai i cili l...
Llogara VLORË- Disa turistë francezë kanë humbur në zonën e Llogarasë. Ka qënë një mik i tyre ai i cili l...
Tirana TIRANË- Java mbyllet me temperatura të larta. Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë mbizotërohet ng...
Te dhena Një pyetësor i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zbuloi se 39 p&eum...
Në katër muajt e parë të këtij viti, në vend kanë hyrë 1.07 milionë shtetas të huaj, sipas të dhën...
TIRANË– Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkoi sot një distancim të qartë të Partisë Demokratike nga ish-lideri i saj historik Sali Berisha, të cilit Departamenti i Shtetit, dy muaj më pare, vendosi që t’i ndalojë hyrjen në territorin amerikan. Zoti Berisha u rizgjodh deputet në zgjedhjet e 25 Prillit dhe ka deklaruar se mezi pret të jetë në parlament në shtator. Por pas një takimi të gjatë me kryetarin demokrat Lulzim Basha, zonja Kim deklaroi se do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Nga ana e tij zoti Berisha i quajti fyese deklaratat e ambasadores Kim duke theksuar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mandati i deputetit
Shtetet e Bashkuara rrisin qartazi trysninë ndaj Partisë Demokratike për t’u shkëputur nga figura e saj historike Sali Berisha. Në muajin maj Departamenti amerikan i Shtetit e përfshiu ish presidentin dhe ish kryeministrin e vendit në kategorinë e zyrtarëve të korruptuar që kishin minuar demokracinë, duke i ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara.
Zoti Berisha foli për akuza të pabazuara dhe njoftoi ngritjen e një padie për shpifje publike duke u shprehur se nuk kishte ndër mend të tërhiqej nga jeta politike. Ai u prit me brohoritje në sallën e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike dy javë më parë ndërsa qëndroi ulur, në krah të kreut demokrat Lulzim Basha.
Ky i fundit ka reaguar për vendimin e Departamentit amerikan vetëm ditën e publikimit të tij duke shprehur i keqardhur. Ai ka evituar ta prekë më tej publikisht këtë temë dhe të shpjegojë se cila do të jetë marrëdhënia me zotin Berisha, i cili në zgjedhjet e 25 Prillit mori një tjetër mandat si deputet. Por ndërsa ai ish kryeministri ka deklaruar se mezi pret të jetë në sallën e parlamentit të ardhshëm, Shtetet e Bashkuara duket se po kërkojnë pa mëdyshje që kjo të mos ndodhë dhe që PD të distancohet qartë prej zotit Berisha: “Do të doja të theksoja gjithashtu përgjegjësinë që kanë kryertarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë parliament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t’i mendojë këto çështje”, u shpreh ambasadorja pas një takimi të gjatë me zotin Basha.
Nga selia e Partisë Demokratike, ambasadorja amerikane shkoi dhe më tej me komentet e saj, kur u shpreh se “do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu“.
Duket se Shtetet e Bashkuara presin një qëndrim të qartë përpara hapjes së parlamentit në fillim të shtatorit. “Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës”, theksoi ambasadorja Kim.
Ndaj deklaratave të saj reagoi zoti Berisha. Ai e cilësoi “një deklaratë fyese për çdo demokrat dhe shqiptar duke iu përmendur barin”, dhe se “në dhunim flagrantë të misionit të saj (ambasadorja) i kërkoi kryetarit demokrat që Sali Berisha të mos futet në parlamenti e ardhshëm”.
Në mënyrë të prerë ai u shpreh se “asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën, të përmbushë misionin që i kanë besuar zgjedhësit shqiptarë”.
Një qëndrim që e vë zotin Basha përballë një zgjedhjeje të detyruar, mes kërkesës nga pala amerikane dhe vendosmërisë së zotit Berisha për të mos u tërhequr.
Zëri i Amerikës kërkoi një reagim nga Partia demokratike lidhur me komentet e zonjës Kim, por deri në momentin e përgatitjes së këtij materiali nuk mori ende asnjë përgjigje.
Marrë nga Zëri i Amerikës
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për deklartën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim e cila i kërkoi Lulzi...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha do të shfaqet sot në televizion pas deklaratës së fortë të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila i kërkoi Lulz...
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas caktimit të gjyqtarit të nëntë të Gjykatës së Lartë. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Kim thekson se ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një deklaratë fyese, ultimatumin e bërë sot nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Amerikane në Tir...
TIRANË– Është hapur gara për ndërtimin e Aeroportit të Sarandës. Lajmi është dhënë ditën e sotme nga Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjat...
TIRANË-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar emërimin e gjyqtarit më të ri të Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi.Me datën 23 të këtij muaji Presiden...
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, dha një mesazh të qartë ditën e sotme pas takimit që pati me Lulzim Bashën në selinë Blu...
TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, 5 funksionarë të Ministrisë s...
TIRANË– Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman në ditën e tij të fundit si përfaqësues i Britanisë së Madhe në Shqipëri ka lënë n...
TIRANË– Kreu i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Bojken Abazi ka dalë në një deklaratë për mediat, pas takimit të mbajtur ditën e djeshme në Shku...