Horrori në Tapizë/ Nëna fut foshnjen e porsalindur në qese dhe e hedh në lumë, familjarët: Nuk e dinim se ishte shtatzënë (DINAMIKA)
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno 18 Mars, 14:51 Kundër aktit normat...
SPAK i komunikoi akuzën, Beqaj: Prokurori nuk hetoi plotësisht, operacionet janë kryer në kushte të sigurta 18 Mars, ...
Pamje nga aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, makinat e dala jashtë kontrollit janë përplasur me njëra-tjetrë...
Në vitin 1548, Étienne de La Boétie (shkrimtar francez) shkroi këto fjalë:
“Unë thjesht do të doja të kuptoja se si ndodh që kaq shumë njerëz, kaq shumë fshatra, kaq shumë qytete, kaq shumë kombe, ndonjëherë vuajnë nën një tiran i cili nuk ka më shumë fuqi sesa ata vetë i japin atij; se ai mund t’i dëmtojë vetëm deri në kufijtë që ata janë të gatshëm ta lejojnë; se nuk mund t’u bëjë atyre absolutisht asnjë dëm përveçse kur ata vetë preferojnë ta durojnë dhe të mos e kundërshtojnë”.
Unë mendoj se në këto vende, ashtu si edhe vendi ynë, që e dhurojnë lirinë e tyre, ka shumë njerëz të cilët kanë atë që quhet sindroma e Kësulëkuqes: vështirësia e dallimit të tiranit dhe të liderit, ashtu si Kësulëkuqja e cila nuk mund të bënte dot dallimin midis ujkut dhe gjyshes. Ekzistojnë dy lloje të atyre që vuajnë nga kjo sindromë: ata që nuk duan të bëjnë dallimin e ujqërve nga gjyshet dhe preferojnë të mashtrohen nga tirani dhe ata që me të vërtetë kanë vështirësi t’i dallojnë.
Të parët janë njerëz të dominuar nga një servilizëm natyral. Ata preferojnë robërinë ndaj lirisë sepse në robëri e ndiejnë veten më të sigurt. Kur shohin një tiran, ose një kandidat për tiran, këta njerëz nxitojnë të bashkëpunojnë me të duke shpresuar se në këmbim tirani do t’i mbrojë ose do t’iu japë privilegje. Bashkëpunimi gjithmonë përfshin ndihmën ndaj tiranit për të kontrolluar të tjerët, që përfshin gjithçka, duke e mbështetur atë në opinionin publik, deri tek dhënia e burimeve financiare, madje edhe denoncimin e njerëzve që nuk pajtohen me tiranin. Ata nuk gënjehen. Ata bëhen të mashtruar me vetëdije.
Ka të tjerë që mashtrohen dhe për këta thënia e Boétie përshtatet më shumë. Pse ka kaq shumë njerëz që duket se i besojnë kryeministrit se ai është kryeministri më i mirë që mund të ketë parë ndonjëherë bota, se ne po e po? Si ka mundësi që ka kaq shumë njerëz të cilët janë dakord me drejtimin e tij sikur të kishte arritur vizionin që na ofroi në zgjedhje, ndërkohë që nuk ka patur asnjë vizion, ai kurrë nuk ofroi ndonjë vizion dhe, përkundrazi, gjithçka që ka arritur janë dështime të mëdha në shëndetësi dhe ekonomi?
Përgjigja është se strategjia politike e kryeministrit nuk bazohet në bashkimin e njerëzve rreth ndonjë arritje pozitive, të denjë për gjyshen, siç është përparimi i të gjithëve në paqe, por në një totalisht negative, plotësisht i denjë për ujkun, siç është bashkimi i shumicës përmes urrejtjes ndaj një pakice që ai do të zgjedhë derisa të shkatërrohen të gjithë armiqtë e tij, dhe shumë më gjerë.
Suksesi i kësaj strategjie arrihet duke bindur njerëzit se ajo që ata duan më shumë nuk është të përparojnë por të shkatërrojnë ata që urrejnë më shumë, ata që u thotë vetë kryeministri se janë armiqtë e tij. Sapo hyjnë në këtë psikologji, për ta, triumfi nuk është të ngrenë veten por të bëjnë të tjerët të ulen. Ky përkufizim i fitores është ëndrra e një qeverie të paaftë si e jona, e cila po na bën të gjithëve të gjunjëzohemi dhe të varfërohemi, gjithmonë duke thënë se fajtorët janë armiqtë e kryeministrit, duke arritur kështu gjithnjë e më shumë urrejtje, e cila do të justifikojë gjithnjë e më shumë dështime.
Politika e qeverisë është bërë një rutinë në të cilën, në një ose më shumë rrjete televizive, përfaqësuesit e qeverisë identifikojnë një armik ose një grup prej tyre, shndërrojnë zhgënjimi kolektiv në menaxhimin e tij të tmerrshëm të pandemisë, ekonomisë dhe e administratës publike, në urrejtje ndaj këtij grupi, dhe më pas ai jep urdhërin për të shkatërruar jetën e njerëzve përfaqësues të atyre që ai i ka quajtur armiq të popullit. Kjo do të vazhdojë gjithmonë sepse një regjim i tillë gjithmonë ka nevojë për armiq.
Në ndonjë moment, populli do të kuptojë manipulimin e thellë që e ka çuar atë të dëshirojë dhe të heqë dorë nga liria e tij, dhe të kërkojë shkatërrimin e tij në interes të ambicieve të pushtetit të një grupi të vogël të cilit, që siç thotë Boétie, i ka dhuruar lirinë e tij dhe të ardhmen e fëmijëve. Shpresoj shumë që zgjimi të ndodh përpara zgjedhjeve të vitit 2021, sepse, nëse populli humb dhe tirania fiton sërish, do ta bënin shumë të vështirë rikuperimin e lirisë dhe të ardhmes.
(Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Para një viti më 1 dhjetor Ursula von der Leyen mori detyrën si presidente e Komisionit Europian me plane të mëdha për mbrojtjen e klimës dhe politikën ndërkomb...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se duhet të pyesim veten se ku do të përfundojë Evropa pas krizës. Në samitin digjital të qeverisë gjermane, kancelarja t...
Duke parë lumin e partive të reja politike që janë krijuar këtë fund viti, konkluzioni i parë që mund të nxjerr kushdo është, se vendi është infektuar nga part...
Se çfarë i pret pas 1 janarit 2021 doganierët francezë në portin e Doverit, kjo u kuptua që këtë javë që po mbaron në një simulim të kontrolleve të maune...
Koronavirusi i ri, u duk i tillë thuajse çdo kuptim kur mbërriti në SHBA në muajt e parë të këtij viti. Si shoqëri, shumë njerëz e kuptuan se koha nuk is...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer shkroi në fillim të nëntorit, pak para zgjedhjeve në SHBA, një artikull në revistën „Politico”. Në të...
BULQIZË– Policia e Dibrës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 23-vjeçarit Elidon Basha orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë. Sipas njo...
Nga keqmenaxhimi i krizës sanitare dhe ekonomike po kalojmë tek humbja e kontrollit të të dyjave për shkak të paaftësisë së atyre që na qeverisin. Qeveria fillo...
CNNInfeksionet e koronavirusit po rriten në qiell. Papunësia po rritet. Radhët nëpër ushqimore po zgjaten. Dhe Presidenti Donald Trump po poston në Twitter. Gëz...
Në 10 nëntor 2018 qeveria shqiptare shpalli fituesin që do të ndërtonte parkun e parë fotovoltaik në vend, atë të Akërnisë dhe bëhej fjalë për konsorciumin Indi...