LIVE UPDATES
Insights

Simonit nuk ia di as Zoti, jo më zorrzopët e fisit të dhje*ë

24 Nëntor 2019, 07:06 Nga DOSJA
Simonit nuk ia di as Zoti, jo më zorrzopët e fisit të dhje*ë

Beci,kështu i thërras Besnikut shokut tim të zyrës,erdhi në lokal kur isha gati duke u ngritur. E kishim lënë që të pinim kafe në orën dhjetë. Si e shtunë donim të bënim biseda të ndryshme nga ato të zyrës.
Sa erdhi as kërkoi falje,as tha mirëmëngjes,por ia nisi:
-Isha te dajë Simoni.
Unë ngrita vetullat dhe ai e mori vesh që nuk po kuptoja ç’po fliste.
-Dy pallate më tutje nga këtu ka shtëpinë. Simoni,daja im. Tani është shumë i moshuar. Me zor lëviz. Mbështetet tek shkopi se gruaja e la para ca vitesh. Eh,ç’grua ishte Sofika!
U qetësua pak,gjerbi kafen me zhurmë e vazhdoi:
-Simoni këtu ka jetuar terë jetën e tij. Shtëpinë e ka pasur si hotel non stop. Vinin nga Korça vargan varganë. Për vizita te mjeku,për sebepe,për shérbime,per studime. Nuk kishte ditë që ajo hyrje dy dhoma e një kuzhinë mos mbante në barkun e vet të paktën 6 mysafirë në natë. Shto dhe kater që ishin vetë të zotët e plot dhjetë frymë ishte normalja atje. Daja kishte një djalë. Atëhere jetonte dhe e ëma e tij. Të dashur e të pritur të gjithë. Buzagaz sa trokisnim te dera. Atje mbaj mend që vija verës që kur isha fëmijë. Dhe cdo vit. Jo vetëm unë,por edhe vëllai e motra. Kështu dhe fëmijët e xhaxhallarëve e të tezeve. Si konvikt i madh kthehej verës shtëpia.
Mbaj mend kur edhi Nesti,kushëriri ynë. I sëmurë me një gjendër në grykë. Ia shtynë dy muaj operacionin e rrinte shtrirë te krevati martesor i dajë Simonit. Se i rrinte mbi kokë e shoqja dhe dy vajzat. Daja me Sofinë flinin kruspull në divanet e dhomë së ndenjes.
Daja ka bërë shumë per të gjithë. Edhe kur dajat e tjerë apo xhaxhallarët zbrisnin për shérbim në ministri atje flinin dhe hanin. Dietat i harxhonin për blerje këpucësh apo ushqimesh. Ktheheshin me çanta plot në Korçë. Edhe ne kur ishim studentë të shtunë e të djelë te daja shkonim. Atje laheshim,flinim dhe ushqeheshim. Shisnim latat e mencës të atyre ditëve dhe me ato lekë pinim ndonjë birrë me dashnoret që kishim si studentë. Ej,se m’u kujtua. U sëmura nga një grip i egër një vit. Nuk e beson,por vrapuan te Qyteti Studenti daja me Sofikën. Dhe në dorë mbanin një tenxhere të vogël me supë pule. Një javë rresht erdhën të më shihnin. Si prindër e shkuar prindërve.
-Të thashë që kishte një djalë?-më pyeti.
Pasi tunda kokën vazhdoi:
-Djali i vdiq para shumë viteve. Ishte anemik,kishte mungesë hekuri. Duhej të ushqehej më mirë,i thanë mjekët. Po si do ushqehej ai më shëndetshëm kur ne me kuç e me maç fusnim lugët te tenxherja e tyre?! Dhe më vjen plasje dhe inati më rrëmben kur nga gjithë ata nipër,mbesa,kushërinj e fis që jemi shtrirë atje askush nuk i sjell dajë Simonit qoftë dhe një paketë kafe. E di sa veta kemi qënë një natë vetëm në një dhomë ? Plot trembëdhjetë. Në krevat,në kolltuk,pértokë. Më shumë se një ekip futbolli. Ja,pra ajo zemër e madhe tani ecën mbështetur mbi një bastun. E nuk ka jo vetëm ndonjë njeri pranë,por merr dhe gjysëm pension. Se nuk iu gjendën disa vite punë e kur kërkoi ndihmë i thamë se s’kemi kohë,jemi nëpër punëra.
Por nuk e kapérdij dot që askush jo vetëm nuk e ndihmon,por nuk i fal as dhe dy lekë. Kopraci e tmerrshme,mosmirënjohje e pakufi. E daja qesh gjithmonë. Sa hyra që e pashë më tha në donja një mollë. Ia kishte falur komshiu. Terë jetën kështu,vetëm jepte e jep. Nuk ndryshon i miri.
U preka dhe e pyeta:
-A i le ndonjë lekë tani që ishe atje?
Më pa në sy,sikur u mendua dhe:
-Më shkoi ndër mend. Doja me zëmër,por…
-Por?- e nxita.
-Por nuk kisha të thyera. Kisha veç një dhjetëmijëshe. Do blija katër birra se pres pér drekë një shoqe të gruas me burrin. E qortova veten. Po mbaj të thyera,o njeri. Mbaj se ia ke borxh dajë Simonit.
Bëra sikur më kérkoi njeri në celular. Gjoja po flisja e dola jashtë. U largova me telefon te veshi e nuk u ktheva më. Sa më dhimbsej Simoni aq po urreja Becin. Dhe ku më mbiu në zyrë një monstër si ky. M’u prish e shtuna,por kishte diell. Po iki jashtë Tirane mendova se ndryshe do më merrte stresi me vete kush e di se ku.
Simonit nuk ia di as zoti,jo më zorrzopët e fisit të dhjerë,flisja me vete rrugëve…

Vini re: titulli është redaksional. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog agim xhafka dajë simoni agim xhafka dajë simoni

Sondazh

Poll
Insights 23 Nëntor 2019, 17:44

CDU demonstroi unitet

GJERMANI- Në kongresin e CDU-së, që përfundoi në Lajpcig të shtunën, partia kristiandemokrate tregoi se di të ruajë unitetin. Kongresi ishte më shumë një shkëmb...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni