Sport

Simeone: Messi dhe Maradona bashkë? Po! Me Ronaldon nuk ka shans

“Jo, e ndërlikuar. Nëse një lojtar nuk vrapon, nuk është problem. Nëse bëhen dy, është një problem. Nëse janë tre, është e pamundur”
Featured image of article: Simeone: Messi dhe Maradona bashkë? Po! Me Ronaldon nuk ka shans Diego Simeone, trajner i Atletico Madridit

“Messi dhe Maradona janë dy lojtarë të ndryshëm, por mendoj se mund të luanin shumë mirë bashkë”. Ky është mendimi i trajnerit të Atletico Madrid-it, argjentinasit Diego Simeone.

“Messi për mua është një makinë golash, që më ka krijuar shumë probleme gjatë këtyre viteve në La Liga. Maradona ishte thjesht futbolli argjentinas. Ai përfaqësonte stilin tonë i vetëm fare. Messi është më i pjekur sot dhe e ka modifikuar lojën e tij. Mendoj se mund të luanin bashkë shumë mirë”, ka deklaruar Simeone.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pyetur nëse Cristiano Ronaldo do të luante mirë me ta, ai është përgjigjur: “Jo, e ndërlikuar. Nëse një lojtar nuk vrapon, nuk është problem. Nëse bëhen dy, është një problem. Nëse janë tre, është e pamundur”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment