Sport

Simeone i ekzaltuar me Zhoao Feliksin: “Unë i dua futbollistët rebelë, m’i jepni mua”

Atletiko Madrid me 58 pikë kryeson renditjen në La Ligan spanjolle, e ndjekur nga Barcelona me një diferencën prej 5 pikësh dhe një ndeshjeje më tepër
Featured image of article: Simeone i ekzaltuar me Zhoao Feliksin: “Unë i dua futbollistët rebelë, m’i jepni mua”
Përditësuar:

SPANJE – Diego Simeone, trajneri i Atletiko Madrid, ka folur edhe për Zhoao Feliks, i cili shënoi një gol të shkëlqyeshëm në fitoren 2-0 në transfertë ndaj Vijarealit:

“Kjo është një fitore shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh momentin e sezonit. Unë i dua lojtarë rebelë, ata që kanë krenari, dhe dua që ata të reagojë ndaj një situate të caktuar. Unë mendoj se goli zgjoi diçka të rëndësishme tek ai.

Ai kishte nevojë për të dhe ekipi kishte nevojë për të. Dhe ai vetë ka nevojë për ekipin. Mua më pëlqen kur një lojtar ka krenari. Nëse ata janë rebelë, më jepni mua. Pa dyshim”,- ka deklaruar pas ndeshjes Simeone, skuadra e të cilit kryeson kampionatin e La Ligas në Spanjë, me 5 pikë më tepër sesa Barcelona, që e ndjek edhe me një ndeshje më tepër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment