Politike

SIMBOLIKA/ Franca i dhuron 100 milionë euro Shqipërisë për tërmetin… vendi ynë ‘shtrëngoi’ rripin për Notre Dame

Vendi i ashpër me Shqipërinë për negociatat ka hapur “thesin” kur vjen fjala tek një fatkeqësi natyrore si ajo e 26 nëntorit 2019, që iu mori jetën 51 personave e shkatërroi qindra banesa. 
Featured image of article: SIMBOLIKA/ Franca i dhuron 100 milionë euro Shqipërisë për tërmetin… vendi ynë ‘shtrëngoi’ rripin për Notre Dame Djegia e Katedrales Notre Dame

BRUKSEl- Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian njoftoi sot në Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel se Franca i jep Shqipërisë 100 milionë euro ndihmë për rindërtimin pas tërmetit. Ndihma e Francës për Shqipërinë është rekord nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, duke tejkaluar edhe Gjermaninë. 

Vendi i ashpër me Shqipërinë për negociatat ka hapur “thesin” kur vjen fjala tek një fatkeqësi natyrore si ajo e 26 nëntorit 2019, që iu mori jetën 51 personave e shkatërroi qindra banesa. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por a ka një simbolikë tek kjo shifër? Zyrtarisht jo, por mjafton të kthehemi pas në kohë. Më 17 prill 2019, Katedralja e Notre Dame në Paris u shkrumbua nga flakët, duke shënuar një nga tragjeditë më të rënda për kombin dhe historinë franceze. Në grumbullimin e ndihmave, qeveria shqiptare, dhuroi 100 mijë euro për rindërtimin. Këto para, u kthyen sot të shumëfishuara. 

(f.g/dosja.al)

Shto Koment