Aktualitet

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin për hapat e radhës

Bino pohoi se virusi qëndron në ajër për disa minuta dhe kjo rrit mundësitë për tu infektuar. Ndërkohë, Bino shtoi se për të këputur zinxhirin e infektimit duhet të aplikohet vaksinimi në të gjithë popullsinë. Ajo ka thënë se kjo gjë do të jetë e vështirë për vendin tonë pasi sipas saj Shëndetësia Publike nuk u gjet në momentin më të mirë të saj.
Featured image of article: Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin për hapat e radhës Silva Bino

TIRANË- Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino treguar se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me situatën e pandemisë së Covid-19 dhe më pas për të ndërmarrë masat e reja.

Në një intervistë për emisionin “Përballë” në Rtsh, Bino pohoi se virusi qëndron në ajër për disa minuta dhe kjo rrit mundësitë për tu infektuar. Ndërkohë, Bino shtoi se për të këputur zinxhirin e infektimit duhet të aplikohet vaksinimi në të gjithë popullsinë. Ajo ka thënë se kjo gjë do të jetë e vështirë për vendin tonë pasi sipas saj Shëndetësia Publike nuk u gjet në momentin më të mirë të saj.

“Ne i dijmë rrugët e transmetimit të infeksionit. Nëse nuk e dinim në fillim, tani e dijmë që jo vetëm përmes spërklave mund të infektosh dikë, por edhe kur flet pasi virusi qëndron në ajër. Rruga kryesore është në ajo ajrore. Këto janë disa elementë të rëndësishëm. Vendet kryesore të infektimit janë vendet e mbyllura, zyrat, baret, restorantet. Maska jo vetëm mbron veten, por edhe atë që ka përballë. Që të këpusësh zinxhirin e infektimit duhet të vaksinojmë të gjithë popullatën. Por, më vjen keq që e them se ne nuk mundemi ta arrijmë këtë. Për këtë duhet të marrin një seri masash. Që të rrisësh numrin e trajtimit nuk është e mundur. Kjo pandemi nuk e gjeti shëndetësinë publike në momentin më të mirë. Ishte lënë pas dore që nga viti 1990. Këtë herë është kthyer një sy nga shëndeti publik.” – tha ajo.

Ndërkohë, Bino ka shtuar se është mirë të vaksinohen të gjithë  duke shtuar se fillimisht vaksinën duhet ta marrin grupet e riskut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A kanë nevojë për vaksinë ata që e kanë kaluar?

“Të gjithë është mirë që të vaksionohen. Por, jo detyrimisht. Fillimisht duhet të vaksionohen grupet e riskut. Ne nuk e kemi kaluar më të keqen. Ne vëmë re se këto masa kanë një lloj impakti. Ky impakt matet me 2 javor. Ne thamë se me maskat nuk patën një rezultat të mirë. Por, ky bllokim dha një rezultat. Komiteti do të mblidhet Komiteti do të mblidhet nesër dhe do të diskutojmë me ato të dhëna që kemi marrë” – ka thënë Bino.

A.k.dosja.al

Shto Koment