
TIRANË– Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino i bën thirrje të rinjve që të mbajnë maska në mënyrë që të mos bëhen shkas i vdekjes së një personi tjetër.
Gjatë fjalës së saj të mbajtur në konferencën për mediat në lidhje me pandeminë, krah ministres Manastirliu, Bino u shpreh se impakti që maskat kanë do të shihet në ditët në vijim. Ndërsa tha se do të mbahen dhe pas daljes së vaksinës.
‘Mbani maskat, të rinjtë bëhen shaks për vdekjen e një personi që është më vulnerabël, i cili më vjen keq ta them këtë, por shkon drejt fatalitetit. Maska do të mbahet edhe pas daljes së vaksinës, deri sa të shohim që do japë efekt. Impakti i masave që kemi marrë do të shihet më vonë. Nuk mund t’i shohim direkt, por do të vëmë re sheshimin e kurbës.’– shprehet Bino.
(f.m/dosja.al)
Keshtu ju ka urdheruar OBSH? Nxirrni publikimet shkencore qe vertetojne qe maska eshte efikase pastaj flisni