Aktualitet

Silva Bino jep LAJMIN E MIRË: Vaksinimi ka pasur impakt në uljen e numrit të vdekjeve

VIDEO
Silva Bino ka dhënë lajmin e mirë nga një konferencë për shtyp e Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Featured image of article: Silva Bino jep LAJMIN E MIRË: Vaksinimi ka pasur impakt në uljen e numrit të vdekjeve Silva Bino

TIRANË– Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka dhënë lajmin e mirë nga një konferencë për shtyp e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Në fjalën e saj, Bino tha se vaksinimi në Shqipëri ka bërë që të ulet edhe numri i të vdekurve. Ndërsa shtoi se strategjia e ndjekur nga Shqipëria është e ngjashme me atë të Mbretërisë së Bashkuar. 


“Kemi një rritje në Bashkinë e Lezhës dhe të Kukësit. Gjatë gjithë pandemisë nuk kemi patur ndonjëherë pozitivitet kaq të ulët. Kështu që ky është element që flet për ulje të qarkullimit të virusit në vend. Një fakt tjetër është ulja e numrit të vdekjeve, por kemi akoma dhe pacientë në spitale. Jemi duke matur impaktin e vaksinimit në grupmosha. Tregon bukur rritjen e numrit me dozë të parë dhe uljes së numërit të vdekjeve. Vaksinimi ka impakt në numrin e vdekjeve dhe është lajm i mirë. Gjirokastra ka numrin më të madh të mbulimit vaksinal, kjo për shkak të moshës së thyer. Më pas përqindje të lartë ka Vlora, Fieri dhe Tirana. Strategjia e ndjekur nga ne, si ajo e Mbretërisë së Bashkuar, duket se ka sukses,”-tha Silva Bino.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: LIROHEN MASAT! Komiteti Teknik: Hapen universitetet, vetëm për konsultime e provime, hiqet karantina për emigrantët! Asnjë ndryshim për orën policore

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Silva Bino jep LAJMIN E MIRË: Vaksinimi ka pasur impakt në uljen e numrit të vdekjeve

  1. O te dhjefsha mu ne eksperte.
    Cfare efekti ka patur ky vaksileshi juaj?
    Sa shqiptare jane vaksinuar plotesisht deri me sot?
    Sa shqipiptare e kane kaluar virusin pa nevojen e vaksines?
    Sa % e pupullsise duhet te vsksinohet qe te ndjehet efekti?
    Po vjet ne kete periudhe, pse rane infektimet dhe vdekjet kur akoma nuk ishte shpikur vaksina?
    Dhe e fundit, si u zhduk gripi Spanjoll pas dimrit te tij te dyte? Kishte ndonje vaksine per te?
    Ik moj debile partiake se po na beni te urrejme gjithe mjeket me pislleqet e genjshtrat qe nxirrni nga goja.

Shto Koment