
TIRANË– Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, u shpreh se masat e marra për mbajtjen e maskave nuk ka qenë shumë efektive. Në një intervistë për OraNeës, Bino e drejtoi përgjegjësinë tek qytetarët dhe tha se fakti që maskat nuk janë mbajtur siç duhet kanë bërë që mbajtje me detyrim e tyre, të mos japë efektin e dëshiruar.
E pyetur nëse kemi arritur imunitetin e tufës, Bino tha se gjendja ku jemi tregon qartë se nuk është arritur kjo gjë. Ajo shtoi gjithashtu se është krejtësisht e paqartë se kur mund të mbarojë periudha e pandemisë.
“Shqipëria nuk ka arritur imunitetin e tufës, ndaj jemi në këtë gjendje. Nuk është e qartë se sa zgjat Covidi. Asnjë sëmundje infektive nuk është zhdukur nga imuniteti i tufës. Në këtë rast duhet të respektohen masat si distanca sociale apo mbajtja e maskave. Maskat nuk kanë pasur efektin e pritshëm, se nuk janë mbajtur siç duhet. Mbajtja e tyre në gushë të mbron nga gjoba por jo nga covidi. Maska mbron të infektuarin dhe të tjerët. Është një përgjegjshmëri individuale,”- tha Bino ndër të tjera.
Maskat janë bërë prej muajsh të detyrueshme në Shqipëri, por pavarësisht kësaj të infektuarit sa vijën e shtohen bashkë me numrin e personave që humbasin betejën me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 17 viktima dhe 695 raste të reja. Ndërkohë në total, numri i jetëve të humbura ka shkuar në 922.
(f.m/dosja.al)