Sociale

Silva Bino: Babë e bir janë pacientët zero, po kontrollojmë të afërmit e tyre

VIDEO
Sipas Binos po gjurmohen të gjitha rastet e të afërmëve të dy pacientëve dhe do u bëhen analizat për të vërtetuar nëse janë infektuar apo jo.
Featured image of article: Silva Bino: Babë e bir janë pacientët zero, po kontrollojmë të afërmit e tyre Silva Bino

TIRANË- Shefja e Departamentit te Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka bërë me dije se babë e bir që janë konfirmuar me koronavirus janë pacientët zero. Sipas Binos po gjurmohen të gjitha rastet e të afërmëve të dy pacientëve dhe do u bëhen analizat për të vërtetuar nëse janë infektuar apo jo.

Gjurmuam 8 kontaktet e ngushta që mbrëmë në darkë, pas daljes së ekzaminimeve, janë marrë mostrat që janë në proces, sot janë gjurmuar 24 kontakte që janë vetëkarantinuar, i kontrolluar, po ju merren mostrat dhe janë këshilluar lidhur me to.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kontakte qe ne i quajmë kontaktet e dyta për te qenë sa më të sigurt, ne jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes dhe është shumë e rëndësishme bashkëpunimi i qytetarëve, pacientët janë treguar korrektë lidhur me identifikimin e kontakteve dhe më pas kemi bërë gjurmimin”, tha Bino.

Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment