Aktualitet

Koronavirusi/ Silva Bino jep këshilla: Mos shkoni në spital! Telefononi numrin e gjelbër 127 dhe dyshimet i sqarojmë me telefon (VD)

  • ‘Karantina është hapur në Kavajë’/ Silva Bino e mohon kategorikisht
  • Më tej, ajo ka adresuar edhe disa nga akuzat, duke u shprehur se ISHP-ja i ka të gjitha mjetet për ta zbuluar në vend koronavirusin duke mohuar zërat se kampionet çohen jashtë pasi në shtet nuk ka pajisje. 
    Featured image of article: Koronavirusi/ Silva Bino jep këshilla: Mos shkoni në spital! Telefononi numrin e gjelbër 127 dhe dyshimet i sqarojmë me telefon (VD) Silva Bino

    TIRANË– Shefja e departamentit të sëmundjeve invektive, Silva Bino ka sqaruar të gjithë qytetarët lidhur me përhapjen e koronavirusit. Në një deklaratë për shtyp, Bino dha disa këshilla sesi njerëzit mund të mbrohen nga përhapja ose infektimi.

    Më tej, ajo ka adresuar edhe disa nga akuzat, duke u shprehur se ISHP-ja i ka të gjitha mjetet për ta zbuluar në vend koronavirusin duke mohuar zërat se kampionet çohen jashtë pasi në shtet nuk ka pajisje.

    Mos përshtyni përtokë. Vendosi bërrylin kur tështijmë. Qurrët tona mos t’i lëshojmë anembanë. Ky është një virus i thjeshtë. Përhapet njësoj si gripi. Ky ka një vdekshëmëri fare pak më të lartë se virusi i grupi. Të kujdesemi për veten për higjenën. ISHP e përcakton diagnozën në vend. Nuk ka një pajisje por disa. Janë përforcuar masat në kufi, iu bëj thirrje qytetarëve që udhëtojnë të jenë të kujdesshëm dhe të raporojnë çdo shqetësim. Në aeroportin e Rinasit ka gjithashtu mjekë. E di që të gjithë e keni mendjen atje. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që udhëtojnë, të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo shqetësim shëndetësor. Në aeroport ndodhet njësia e inspektoratit sanitar e përbërë nga mjekë e personel shëndetësor. Ka shumë diskutimet për skanerat, për temperaturat. Skanerat nuk i kanë të gjitha vendet. Kapja e hershme lidhet me sistemin shëndetësore dhe gjurmimin e kontakteve. Shqipëria ka eksperiencë me gjurmin e kontakteve. Karantina është vend për të shëndoshët. Nëse do të kemi më shumë raste janë zgjedhur struktura të tjera. Është normale që njerëzit të kenë frikë,”-tha në fjalën e saj Bino.

    Ndër të tjera ekspertja e Bino deklaroi se nuk duhet të ketë panik dhe se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Nuk duhet të ketë panik për momentin nuk kemi asnjë rast të dyshuar në Shqipëri. E rëndësishme të jemi vigjilentë, jo vetëm por dhe të kujdesshëm për veten dhe të afërmit tanë. I bëj thirrje që nëse kanë simptoma gripi mos të shkojnë në menjëherë në spital por të telefonojnë numrin e  gjelbër: 127 pasi në spital mund të infektohen me sëmundje të tjera. Të gjitha dyshimet do t’i sqarojmë në telefon”,- shprehet më tej ekspertja.

    Shqipëria është përfshirë nga paniku dy ditët e fundit që pas përhapjes së Koronavirusit kinez në Itali ku ka shënuar dy viktimat e para në Milano ndësa 76 të prekur të tjerë janë  konfirmuar në 5 rajone të vendit. Sipas Shefes së Departamentit të Infektivit, Silva Bino, është mësuar se Shqipëria nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus, por ajo ka shpjeguar se edhe nëse njerëzit evidentojnë simptoma të dyshimta të mos i drejtohet spitaleve por të telefonojë numrin e gjelbër 127. Nga e premtja kur u identifikuan 3 personat  e parë të prekur nga virusit dhe deri më sot ku janë shënuar dy viktima, në Itali numri i rasteve me Koronavirus është rritur në 76 persona. Ndërsa në rang global ku Kina zë numrin e parë për numrin e lartë të viktimave, numëron rreth  2345 të vdekur dhe mbi 75 mijë të infektuar nga Koronavirusi.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment