Aktualitet

‘Sikur po arrestonin Bin Ladenin’/ Kontrollorët i nxorën me dhunë nga hoteli në Rinas, flet menaxheri: Morën dhe dy punëtorët tanë

VIDEO
Pas ndalimit të tyre, menaxheri i hotelit ka bërë të ditur se mes personave që kanë dërguar në komisariat janë dhe dy punonjës të hotelit.
Featured image of article: ‘Sikur po arrestonin Bin Ladenin’/ Kontrollorët i nxorën me dhunë nga hoteli në Rinas, flet menaxheri: Morën dhe dy punëtorët tanë Menaxheri i hotelit

TIRANË– Kontrollorët e trafikut ajror të Rinasut u ndaluan nga policia e shtetit në një hotel pranë aeroportit. Ndërkohë, pas ndalimit të tyre, menaxheri i hotelit, Dashi Shehi ka bërë të ditur për ‘Faxnews’ se mes personave që kanë dërguar në komisariat janë dhe dy punonjës të hotelit.

“Janë shoqëruar rreth 30 veta, cfarë gjetën këtu i morën. Mirë si morën këto por morën dhe një pjesë të stafit tonë. I kërkuan për dokumenta. Forca pafund, thua ti po arrestonin Bin Ladenin e jo kontrollorët. Dy kanë marrë nga stafi jonë ”, ishte dëshmia e menaxherit të hotelit.

Puna në Aeroportin e vetëm të vendit është e pezulluar prej ditës së djeshme, deri në orën 10 të paradites së sotme, dhe mbetet për t’u parë nëse një pjesë e kontrollorëve do të kthehen në punë, duke rënë pre e presionit të qeverisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

7 prej tyre janë shoqëruar në Komisariat mbrëmjen e djeshme, për t’u marrë në pyetje, ndërkohë që Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Cfarë ndodhi ditën e djeshme?

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar ditën e djeshme të gjitha fluturimet, ndërkohë që anulimi vijon dhe ditën e sotme. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg. Në letrën e publikuar nga Dosja.al të nënshkruar nga punonjësit thuhej se ata kanë nevojë për një periudhë tre ose katër ditore rikuperimi pasi ndihen të lodhur dhe të stresuar nga mungesa financiare për shkak të pandemisë.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment