Politike

Sikur nuk ekziston COVID-i! Socialistët në Durrës festojnë për fitoren në sallën e dasmave, Vangjush Dako shfaqet i buzëqeshur

FOTO
Pa asnjë maskë dhe asnjë distancim social, njerëzit shihen krah për krah njëri-tjetrit të qeshur.
Featured image of article: Sikur nuk ekziston COVID-i! Socialistët në Durrës festojnë për fitoren në sallën e dasmave, Vangjush Dako shfaqet i buzëqeshur Vangjush Dako

DURRËS– Partia Socialiste ka nisur festën pas fitores së mandateve në zgjedhjet e 25 prillit. Në Durrës, socialistët e ‘shtruan’ me darkë dhe pije në një sallë të madhe që përdoret për dasma. Pa asnjë maskë dhe asnjë distancim social, njerëzit shihen krah për krah njëri-tjetrit të qeshur. Mes tyre vihet re dhe Vangjush Dako i cili nuk ka nguruar që të bëjë foto me të gjithë të pranishmit.

Ky është rasti i dytë i socialistëve që kanë nisur festën. I pari për ditën e sotme ishte party që bëri Ornaldo Rakipi me të gjithë mbështetësit e tij. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(a.b)/dosja.al

Etiketa:

Shto Koment